E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vofanone, vijon shtrirja e rrjetit 3G në të gjithë vendin

Ndërsa rrjeti 3G është tashmë operativ në shumicën e qyteteve të mëdha të vendit, burime nga Vodafone Albania konfirmuan dje se, një sërë qytetesh dhe zonash të tjera të vendit janë tashmë nën mbulimin e rrjetit 3G. Sipas Vodafone, gjatë ditëve të fundit, rrjeti 3G është prezent edhe në zonën e Rivierës, konkretisht në Llogara, Dhërmi, Himarë, Porto Palermo, Borsh e Shën Vasil, si dhe në Sarandë, Delvinë, Ksamil, Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj. Ndërkohë, në pjesën lindore të vendit, sinjali 3G ka mbërritur edhe në Pogradec, Korçë, Maliq dhe Bilisht. Brenda qershorit 2011 pritet të jenë të mbuluar me sinjal 3G edhe Kruja, Mati, Mirdita, Puka, Kukësi, Peshkopia, Tropoja, si dhe Librazhdi, Gramshi, Erseka dhe Përmeti. Ashtu siç u premtua në ditën e parë të lëshimit të sinjalit 3G nga Vodafone, Shqipëria po mbulohet me rrjetin 3G me një shpejtësi marramendëse sepse kompania Vodafone mendon gjithnjë e më shumë për t'iu përgjigjur kërkesave të klientëve të saj. Përmes rrjetit 3G, përdoruesit mund të përdorin internet të shpejtë në aparatet celulare apo kompjuterët e tyre kudo që ata gjenden, mund të përdorin shërbimin e video-thirrjeve dhe shumë aplikime të tjera që kërkojnë internet të shpejtësisë së lartë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›