Europa sipas shkrimtarit polak Andrzej Stasiuk
Përse polakët dhe gjermanët nuk shkojnë mirë? Si të njohim një polak? Si ta ndihmojmë Gjermaninë të drejtojë BE në drejtimin e duhur? Shkrimtari eklektik polak na jep disa pista...
Tamosz Machala: Në Poloni fjala “gjerman” ka një kuptim negativ?
Andrzej Stasiuk: Me patjetër. Duke filluar nga etimologjia: "gjerman" [Niemiec, në polonisht] nga ideja e një personi memec, dikush me të cilin nuk mund të komunikosh për shkak të gjuhës së tij të pakuptueshme. Gjithashtu ka një numër të madh thëniesh dhe proverbash. “Që në kohë të lashta, një gjerman nuk do të jetë kurrë një vëlla për një polak”, është vetëm një shembull. Gjithashtu mbetet në imazhin popullor djalli i maskuar si një gjerman. Me pak fjalë, ne mund të thermi se për një kohë të gjatë fjala “gjermane” ka pasur një konotacion të fortë negativ, i cili vështirë se mund të zhduket, pas kaq shumë shekujsh.
Pavarësisht Bashkimit Europian, grantet, mungesa e kufijve?
E kanë provuar për shumë kohë dhe ende po e provojnë, dhe këtë e them pa ironi dhe me respekt të thellë. Megjithatë, ndjenja negative është aq e rrënjosur që është transmetuar në një brez që teorikisht duhet të jetë e lirë nga trauma historike. Kur vajza ime ishte në klasën e tretë recitoi këngën patriotike Rota në prani të një miku tim gjerman, duke strukturuar fjalinë "gjermani nuk do të na pështyjë në fytyrë." Ishte e qartë që nuk e kishte thënë atë frazë me ashpërsi. Gjithashtu unë jam i sigurt se donte vetëm ti bënte përshtypje të mirë mikut tonë, duke cituar të vetmen fjalë që dinte në gjermanisht. Albrecht u trondit dhe nuk mund të besonte se kjo këngë mësohej ende në shkollë. Por kështu është.
Në Gjermani e njëjta gjë ndodh edhe me fjalën "polak"?
Unë sinqerisht nuk e di. Por edhe nëqoftëse, gjermanët janë shumë të sjellshëm për ta treguar atë. Në çdo rast unë mendoj se ideja që gjermanët kanë për ne është po aq problematike sa ajo që ne kemi për to. Por çdo gjë është e fshehur. Duke u përpjekur disi ta "rrëmbejnë" nga ndërgjegjja e tyre.
Një polak është një partner i barabartë në Bashkimin Evropian apo në ndonjë mënyrë më inferiore?
Është gjithnjë e vështirë të dallohen njerëzit në rrugë nga mënyra e tyre e veshjes ose e sjelljes. Ekziston një lloj imitacioni transeuropian. Por syri ekspert është ende në gjendje të identifikojë disa nga tiparet e mbetura antropologjike. Tiparet e fytyrës sllave, për shembull, janë të pagabueshme. Më parë polakët kishin tendencën të ulnin zërin e tyre në rrugë, por sot nuk është kështu, të paktën në Berlin. Por Berlini nuk është Gjermania, është kulla e Babelit.
Po në Paris, Hamburg, Londër dhe Romë?
Deri pak vite më parë në sheshin e Shën Pjetrit në Romë unë arrija të identifikoja menjëherë bashkatdhetarët e mi, sidomos ato meshkuj (qartësisht më të ngurtë përsa i përket veshjeve dhe imazhit): pantallona prej viçi, sandale, çorape, më të larta se mesatarja, mustaqeve të theksuara, barku dhe kamera. Unë mendoj se ndarja mes të vjetrës dhe të resë do të zgjasë shumë më gjatë.
Bashkimi i vjetër ka diçka për të mësuar nga ne?
Nuk kemi qenë ne që i kemi pritur, janë ata që na kanë ndërtuar. Çmimi që duhet paguar është që të bëhemi si ata. Ose të paktën të përpiqemi. Nuk ka reciprocitet. Thënia "Si jemi ne", atyre nuk i intereson shumë. Ata duan vetëm që të mos i shqetësojmë shumë. Kjo gjë nuk më shqetëson shumë mua, sepse duke qëndruar mënjanë ndjehem më i lirë.
I frikësoheni dominimit gjerman? Hegjemonisë së Berlinit?
Në çdo grup duhet të ketë gjithmonë një lojtar dominues. Sigurisht, polakët do të preferonin që të ishin ata komandues, por situata është ajo që është. Gjermania do të dominojë. Ne u përpoqëm një herë ta shmangim atë, me Traktatin e Versajës. Dhe ne të gjithë e dimë se si përfundoi.
Dominimi për nga përkufizimi është diçka e keqe dhe të rrezikshme?
Ne duhet të bindim atë që sundon për ta "bërë në mënyrën më të drejtë." U bë kohë e gjatë që ne jemi në një situatë optimale. Për shkak të ndërgjegjes së tyre të ndyrë, nga historia e tyre dhe nga sensi i tyre i fajit, gjermanët u përpoqën të dominonin në mënyrë të butë. "Gjermanët e këqinj" janë bërë të "mirë", dhe këtë e them pa ironi. Por si ti bindim ata që të vazhdojnë në rrugën e "dominimit të mirë"? E gjitha Europa duhet të ndjekë këtë qëllim. Gjermanët duhet të ndjehen më të mirë në çdo gjë, dhe ju duhet vetëm ti shtyni ata drejt një udhëheqje konstruktive. Me fjalë të tjera, unë do të thoja se ata kanë nevojë për një monitorim të duhur.
Për ju Bashkimi ka një vlerë të lartë apo të ulët se sa shtetit-komb?
Bashkimi është një sistem administrativ. Unë shkruaj libra, tekste. Instrumenti im është gjuha, dhe me anë të gjuhës unë perceptoj botën rreth meje. Bashkimi nuk është një realitet i plotë, nuk ka një "gjuhë të BE." Dhe ky është elementi i parë. Së dyti, unë mendoj të historia. Ekziston një histori universale, ashtu si ekziston historia europiane. Por askush nuk mund të identifikohet me historinë universale. Çdo vend ka historinë e saj të dallueshme që e përcakton aq sa gjuha që ne flasim. Të gjitha shpalljet në lidhje me "shtëpinë e përbashkët europiane" tingëllojnë mrekullueshëm, por kjo është më së shumti një propagandë.
Nga vjen admirimi juaj për Gjermaninë?
Unë do të thosha se admirimi është një fjalë e madhe. Gjermania më pëlqen për kontrast, ajo është një botë diametralisht e kundërt me tonën. Jam ndjerë mirë duke menduar për historinë, qytetërimin, për të gjitha superioritetet dhe inferioritetet. Gjermania ka sublimuar në një mënyrë shumë interesante "polakëzimin"tim, e cili zakonisht nuk më shqetëson shumë. Por kur unë jam duke ecur nëpër der Linden Unter Potsdamer Platz, ja si më ridel këtu. Unë nuk do të thoja se unë admiroj Gjermaninë. Por më ;pëlqen të shkoj ndonjëherë dhe të shoh se si i zgjidhin problemet dhe i vënë gjërat në rregull.
Me pak fjalë, e gjithë Europa duhet të jetë si Gjermania: e rregullt, punëtore dhe t’i bindet ligjit...
Jo, sepse përndryshe nuk do të kishte nevojë për një shembull. Nuk do të kishte kuptim që ishim të gjithë të barabartë. Europa është e diversitetit. Është e mahnitshme se si nga ky gadishull i vogël në fund të Euroazisë së madhe kanë dalë shumë kombe, gjuhë dhe kultura të ndryshme. Shikoni hartën e Europës së vogël. Mendoni që hapi i ardhshëm duhet të jetë idil social skandinav? Jo, Evropa duhet të jetë më greke. Prosperiteti dhe qetësi e vrasin. Më parë kontinenti i vjetër dominonte botën, sepse ai ishte në gjendje të marrte rreziqe, për të shkuar në det në kërkim të fatit. Sot nuk bën asgjë, por po ndërton frikë. Unë nuk njihem në shtetet-kombe. Unë nuk njihem në shtetet në përgjithësi. Për mua, gjuha e qartë është një faktor kryesor. Polonia i ka mbijetuar ndarjes dhe pushtimit falë gjuhës dhe kulturës së saj. Edhe feja ishte një afirmim i rëndësishëm i identitetit kombëtar. Kisha Katolike ka zëvendësuar buxhetin, ushtrinë dhe taksat. Ajo aktualisht po përpiqet të bëjë diçka të ngjashme diku tjetër.
Megjithatë ajo që unë gjej si të rëndësishme është ndjenja e njëshmërisë për të cilën ia vlen të bëhet sakrifica. Nëse nuk do ekzistonte kjo ndejnë ne të mund të zgjidhnim për tu bërë gjermanë për lehtësi, rusë për fantazi apo hebrenj për të tërhequr inatin e botës. "Polakëzimi" duhet të jetë një formë e superioritetit. Sigurisht jo e justifikuar. Por kjo nuk ka rëndësi.
A keni frikë se Gjermania mund të bëhet një vend i rrezikshëm?
Po, dhe jam i bindur gjithashtu se kjo frikë është e dobishme. Sepse është vendi im ekziston më shumë kur dikush e kërcënon atë. Pa siguri, pa merak, Polonia është më pak e gjallë dhe do ekzistonte më pak. Por kur një nacionalizëm i ri, troket në dyert e vendit, i gjithë kombi gjen një forcë të re dhe me ngjyra. Pra, jetë të gjatë nacionalizmit gjerman. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të vazhdojmë të mbajmë sytë hapur.
*Andrzej Stasiuk, i cilësuar si fëmija i tmerrshëm i letërsisë polake, lindi në Varshavë në vitin 1960. Gjatë kohës së diktaturës ka qenë i dënuar me burg dhe ka punuar në shtypin ilegal të kohës. Shkrimtar dhe poet i njohur, ai është po ashtu edhe specialist i letërsisë së Evropës qendrore