E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama dhe Edi Rama i festojnë Krishtlindjet së bashku në Korçë

28-12-2011 / Gazeta 55

Dy Ramat i festuan Krishtlindjet së bashku në Korçë, si stacion i çelikosjes së bashkëpunimit mes tyre. Pas konsumimit të 21 janarit dhe pas bllokimit të dhjetëra dosjeve që i djegin Edi Ramës, me falimentimin politik të Bamir Topit çështjet s’presin dot më, prandaj edhe bisedimet janë përqendruar tek përcaktimi i fatit politik të Ina Ramës

Ku gjendet Ina Rama, detyrimisht do të gjendet, ose, Bamir Topi ose, Edi Rama.
Këtu bëhet fjalë vetëm për pjesën “privacy” të “axhendës” së Kryeprokurores.
Dhe, për sa i përket kësaj pjese, nuk dihet ende, në se është rastësi apo ka ndonjë “harmoni” apo “sinkronizimi”, nga ana e Bamir Topit dhe Edi Ramës, për të mos e lënë vetëm Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.
Ndërsa, rreth një muaj më parë, për “privacy”, itinerari i udhëtimit të Kryeprokurores Ina Ramës në Milano e Torino, “përputhje” në mënyrën më perfekte të mundshme me atë të Presidentit Bamir Topi, Krishtlindjet na sjellin një skenar të njëjtë por një tablo, jo të re, por me ndryshimet e gjysmë-aktorëve..., natyrisht ndryshon edhe skena.
Këtë herë, “ngjarjet” zhvillohen në Korçë dhe Kryeprokurorja Ina Rama nuk ka se si të lihej e vetme në këtë event... Por ndërsa Presidenti Bamir Topi kishte zgjedhur të spostohej vullnetarisht nga shoqërimi i Ina Ramës, ishte kanakari tjetër Edi Rama, i cili nuk ia lejoj vetes ta linte vetëm Kryeprokuroren në festimet saj të Krishtlindjeve në Korçë.
Kjo puna e festimeve të Krishtlindjeve së bashku në Korçë, nga “W-Rama” dhe spostimi i Bamir Topit, duket e ka një kleçkë. Ndoshta Bamir Topi, konsiderohet një “i djegur”, partia e të cilit nuk është se i duhet shumë Edi Ramës... Jo për gjë, po të jetë për parti, ai ka partitë e Ervin Metës, apo Petro Koçit dhe nuk pritet që “një më shumë e një më pak”, partia e Bamir Topit ti shtojë ndonjë kredit politik.
Por, “gjetkë fle lepuri”...
Pas konsumimit të 21 janarit dhe puçit institucional, pasi ka bllokuar dhjetëra dosje që i djegin Edi Ramës (me “përvëlimin” politike të Bamir Topit) çështjet nuk mund të presin. Ndaj edhe kremtimet e fundvitit janë përqendruar te përcaktimi i fatit politik të Ina Ramës, i cili po shkon drejt angazhimit aktiv në oborrin politik të Edi Ramës.
Modeli është i gatshëm...
Ina Ramës nuk i duhet të bëjë ndonjë “shpikje”, sepse ka “para syve” shembullin “më të mirë” të pararendësit të saj Theodhori Sollakut, i cili ka gjetur strehëz te Asmableja Kombëtare e PS-së.
Biles..., biles..., shanset e Ina Ramës për të tejkaluar pararendësin e saj Theodhori Sollakun, janë më të mëdha...
Sepse..., sepse..., ndërsa Theodhori Sollaku ka “si njollë të zezë”, kandidimin e tij për deputet në Fier, nën logon e PD-së, vetë Ina Rama është “e pastër” në këtë drejtim..., për të mos thënë që shërbimet që i ka bërë Edi Ramës, janë ku e ku më të mëdha..., jo vetëm në numër, por edhe më “të rëndësishme”, se sa shërbimet e Theodhori Sollakut...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›