Kaka' rikthehet në dispozicion të teknikut Ançeloti
Milano - Rikardo Kaka' është rikthyer në dispozicion të trajnerit Karlo Ançeloti në prag të transfertës së Milanit me Sienën. Braziliani i mungon skuadrës së Milanit që prej më shumë se një muaji, pasi u dëmtua në këmbë në ndeshjen kundër Rexhinës.
Kaka' është stërvitur sot normalisht me pjesën tjetër të ekipit, dhe ka luajtur në ndeshjen e fundit të kontrollit. Sulmuesi brazilian është i gatshëm të luajë për ekipin e drejtuar nga Ançeloti, por ndeshjen kundër Sienës pritet ta nisë nga stoli.