E Shtunë, 31 Tetor 2026

DAD: Uithers, s'ka fshehur fakte për shitje armësh

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Xhon Uithers ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Inspektoriatit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Mbrojtjes ku thotë së ambasadori Uithers nuk ka fshehur fakte për shitje armësh. Ambasadori Uithers është shprehur se pretendimet kundër tij dhe zyrtarëve të tjerë në Ambasadën në Tiranë i konsiderohen të mbullura. "Jam i kënaqur që e vërteta tani është e qartë dhe që këtyre zyrtarëve të shkëlqyer u janë njohur kontributet ndaj shërbimit të vendit tonë" është shprehur Uithers. Në qershor të vitit 2008, në media u shfaqën pretendime se Ambasadori i SHBA-së Xhon Uidhers dhe pesë anëtarë të tjerë të ekipit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në njëfarë mënyre ishin të përfshirë në përpjekje për të fshehur fakte lidhur me shitjen e municioneve me origjinë kineze për Departamentin e Mbrojtjes, në shkelje të ligjeve të ShBA-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›