E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europe, detet rrisin ndjeshem nivelet

Rritja e nivelit te deteve ne Europe eshte ne kuotat maksimale dhe njekohesisht ka indeksin me te larte ne te gjithe planetin.

Si pasoje, mesymja e detit ndaj tokes ne kontinentin e vjeter eshte pasuar me erozion ne disa zona. Keto te dhena jane publikuar ne raportin e fundit te “Impacts of Europe's changing climate” ku bashkepunojne disa agjenci europiane, perfshire ketu edhe Komisionin Europian.

“Ne detet europiane niveli eshte rritur me shume se ne cdo pike tjeter te globit per shkak te shkrirjes se shpejte te akujve ne Groenlande”, theksohet ne kete raport, ku shtohet se, ndryshimet ne nivel do sjellin nje sere pasojash zinxhir, perfshire ketu edhe ndryshimet ne boten bimore dhe shtazore detare e ndryshimet klimaterike. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›