E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palin: Obama ka miqesi me terroristet

Kandidatja republikane per zv/presidente, Sarah Palin vazhdon te cudise amerikanet. Kete here, femra me ide konservatore ka leshuar nje akuze mjaft te forte ne drejtim te demokratit Barack Obama.

“Barack ka miq terroriste qe duan te shkaterrojne SHBA-ne, prandaj ai nuk mund te marre drejtimin e Shtepise se Bardhe”, eshte shrehur guvernatorja e Alaskes nje muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Fjalet e Palin kane provokuar reagimin e menjehershem te bordit drejtues te fushates se kandidatit me ngjyre. Sipas stafit, kjo eshte nje akuze e paprecedente dhe jo korrekte pasi merr si baze faktet kur Obama ishte vetem 8 vjec. Deklarata e forte e Palin u be gjate nje takimi me simpatizantet ne Elgewood te Kolorados ku kandidatja iu referua miqesise se Obamas me 63 vjecarin Bill Ajers, i cili eshte nje prej themeluesve te organizates “Weather Underground”, nje grup radikal i viteve ’60.

Ne lidhje me kete miqesi, New York Times ka publikuar nje shkrim te gjate, ku pershkruan ne detaje marredhenien e senatorit nga Ilinois me 63 vjecarin. “Dikush qe drejton Ameriken duke poasur miq qe duan ta shkaterrojne ate, nuk eshte i duhuri”, ka theksuar Palin ne fjalen e saj pasi u informua nga gazeta prestigjoze per lidhjet e Obamas me Ajers. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›