E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria, Kuman: Kujdes Shqiperine!

Holandezi paralajmeron te tijte te jene te kujdesshem nga strategjia e  trajnerit te kuqezinjve Ari Han.

Hungaria dhe trajneri i saj, Ervin Kuman, i druhen kundersulmit te Shqiperise. Kete e ka bere te ditur dje vete trajneri holandez i kundershtareve te Shqiperise me 11 tetor, i cili paralajmeron te tijte te jene te kujdesshem nga strategjia e  trajnerit te kuqezinjve Ari Han.

"Ndaj Shqiperise duhet t‘i ruhemi kundersulmit", nenvizon Kuman, i cili pranon se Hungaria vuan per sulmues, pasi ka grumbulluar vetem dy te tille per dy takimet eliminatore te grupit 1 per Boterorin 2010.

Megjithate, trajneri i hungarezeve nuk e konsideron se nje gje e tille do te jete problem, pasi beson se lojtaret qe ka do te arrijne te permbushin objektin e kerkuar: "Kampionati hungarez nuk eshte ne nivelin qe te mund te mbeshtetem per eliminatoret. Per golin nuk do te jene vetem dy sulmuesit, por jane edhe lojtare nga mesi i fushes, kam pare se shenojne edhe Zoltan Gera, Sabolc Husti dhe Tamash Hajnali", - e perfundon Kuman prononcimin e tij ne prag te ndeshjeve ndaj Shqiperise dhe Maltes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›