Gjermani, qeveria garanton depozitat e bankave private

Kriza financiare prek edhe Gjermanine. Gjigandi i tregut te pronave, “Hipo Real Estait” eshte ne prag te falimentimit, cka do te linte pasoja te renda, pasi kjo eshte kompania e dyte me e madhe ne vend.
Qeveria gjermane do te garantoje depozitat e bankave private nga kriza e sistemit financiar.
Garancia e shtetit mbi kursimet eshte bere e ditur nga zedhenesi i Ministrise se Financave, Albig.
Garancia, sipas tij, do te jete pa limite. Ministri i Financave, Stainbrueck kishte shpjeguar me pare se asnje shtetas gjerman “nuk duhet te kete frike se s’do te humbase asnje euro”.
Garanci analoge jane bere edhe nga qeverite irlandeze dhe ajo greke.