E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europe trafiku ajror i paralizuar

Moti Londra mbyll dy aeroportet kryesore të saj, miliona pasagjerë të bllokuar

Bota dhe akulli vazhdojnë të krijojnë probleme në aeroportet e pjesës më të madhe të kontinentit. Në Londër “Heathrow” është përfshirë nga kaosi. Vështirësi edhe në Paris, Frankfurt dhe Bruksel. I ftohti dhe bora e tmerrshme vazhdojnë të krijojnë probleme të mëdha për trafikun ajror në Europën Veriore. Me qindra fluturime janë anuluar në Gjermani, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Në Londër, aeroporti më i madh i vendit pati më shumë probleme. Asnjë fluturim nuk u krye dje nga terminalet 1 dhe 4, ndërsa një numër shumë i kufizuar fluturimesh u kryen nga terminalet 3 dhe 5. Sipas njoftimeve të “British Airways”, shumë pak avionë u ulën në aeroporte. Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar dhe e kanë kaluar natën nëpër aeroporte. Po ashtu vonesa dhe anulime fluturimesh kanë vazhduar edhe në një tjetër aeroport të rëndësishëm, “Gatwick”, pasi nga stuhitë e borës nuk është lejuar asnjë fluturim. Shumë kompani ajrore kanë anuluar fluturimet drejt aeroporteve britanike. Në Paris ka pasur vështirësi në aeroportin “Charles-de-Gaulle”, ku janë bllokuar qindra pasagjerë pas mbylljes së “Heathrow”. Rreth 5200 pasagjerë janë sistemuar nëpër hotele, afër shkollave të zonës apo kanë fjetur në dyshekët e vënë në dispozicion nga shërbimet e emergjencës. Koha e keqe ka përfshirë të gjithë vendin. Edhe kulla “Eiffel” është mbyllur për vizitorët. Edhe në Bruksel mbetën të bllokuar më shumë se 4 mijë persona në aeroport. Nuk është më e mirë situata edhe në Gjermani. Rreth një e treta e fluturimeve (vajtje dhe ardhje) janë anuluar dje në aeroportin e Frankfurtit, një nga më të mëdhenjtë në Europë. “Shumica e fluturimeve janë anuluar dhe gjendja nuk pritet të përmirësohet pasi moti i keq do të vazhdojë”, deklaroi zëdhënësi i aeroportit të Frankfurtit. Ai nuk dha asnjë shifër për numrin e pasagjerëve të bllokuar në tokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›