Europian apo lokal në planifikimin hapësinor?!
Antropologjia shqiptare e tranzicionit është përballë sfi dës së planifi kimit hapësinor. Ky lloj planifi kimi është një nga problematikat e përhershme të shoqërive të disiplinuara. Bashkimi Europian aplikon prej disa vitesh Kartën Europiane Urbane. Në qendër të filozofisë së saj është “Qyteti në Europë”. Në këtë kontekst është më shumë se pyetje: A janë qytetet tona, qytete europiane? Jo thjesht në aspektin gjeografik! Jo vetëm për arsye të vlerave historike monumentale që bartin! Në to gjejmë një mozaik kulturash brenda të njëjtit civilizim, por edhe prezenca kuptimplotë të civilizimeve të tjera. Të gjithë qëndrojnë në një ansambël sa në shërbim të kujtesës e vetëdijes, po aq edhe në një mision tjetër më të rëndësishëm. Janë pjesë e njohur dhe e certifikuar e trashëgimisë europiane dhe asaj botërore. Të njohësh kontributet historike është kulturë, t’i konservosh ato është detyrim. Ndryshimet që ndodhin në kohët moderne nuk mund të jenë liri pa kufij, sfidë mohimi dhe produkt anarkik që deidentifikon qytetin apo qytetet. Një prirje e tillë e asaj që quhet xhungla sociale, është e dëmshme kudo që ndodh. Po paguhet për të kudo një kosto e lart sociale e financiare, ndaj ka një rritje të vëmendjes me këtë fokus. Qyteti! Max Weber, babai i sociologjisë moderne ka shkruar një libër me këtë titull, në të cilin analizohet si Polisi i antikitetit grek, ashtu edhe qyteti romak, por edhe qytetet që përbëhen nga ata që udhëhiqen nga morali protestant! Ajo që mëton Weber është se, në qendër të qytetit është publiku dhe interesi publik! Le të vigjilojmë mbi pyetjen. Apo zhvillohen qytetet tona nga ato bregdetare deri ato në thellësi të territorit si qytetet të një fizionomie europiane, bazuar në kritere të gjithëpranuara? Orientimi brenda këtij detyrimi që lidhet me të drejtat urbane dhe fatin dhe jetën e qyteteve, sipas Kartës Europiane Urbane, janë të artikuluara në këta detyrime:
1 - Transporti dhe lëvizja. Por, tek ne ka ende qytete pa transport urban. Jo se nuk ka nevoja dhe mjete, por se ndërhyrjet pa kritere në ndërtime, kanë penguar vënien në jetë të shumë projekteve serioze dhe studimeve të plota. Nëse lëvizja nuk është e disiplinuar edhe mobiliteti stinor shkon skajshëm në amulli dhe turmëzime jo të disiplinuara, kjo nuk është më lëvizje. Ambienti urban ose turistik denatyrohen në funksion dhe në identitet. 2 - Mjedisi dhe natyra në qytete (dikur qytetet tona ishin të gjelbëruara tani janë të betonuara). 3 - Forma fizike e qyteteve ( aktualisht ka godina të bukura në vetvete, por që në tërësinë e tyre kanë krijuar klaustrofobi urbane). Në sistemin e djeshëm frika nga izolimi na mbyste në apartamentet e vogla. Aktualisht, kjo ndjenjë angushtie na ndodh në hapësirat urbane ku pallatet janë ngjitur si binjakë. Po vritet peizazhi natyror dhe e drejta e marrëdhënies me të. Lëviz në rrugën kryesore të Sarandës dhe duket sikur je në tunel sepse janë ndërtuar godina, pikërisht në bregun e detit. Po hidhen gurë dhe inerte në vijën bregdetare, aq sa ka mundësi që sipërfaqja e vendit të mos jetë më 28.000 km katrorë por diçka më shumë. Kodrat nuk duken më se janë zënë nga ndërtimet e çmenduar dhe pa kritere urbane. 4 - Trashëgimia urbane arkitekturore ( kudo është dhunuar keq aq sa edhe gjurmë që shprehin origjinën dhe identitetin e qyteteve qysh nga fillesat e tyre janë zhdukur). 5 - Strehimi. Ky problem ka mbetur pezull ende tek ne. Ditët e fundit u fol për një ndërhyrje në disa qytete për ndërtime masive sociale, por se mbetet të shohim se çfarë do të ndodhi realisht. 6 - Sigurimi urban dhe parandalimi i krimit. Edhe në këtë aspekt gjendja kaotike si dhe faktorët ekonomik kanë sjellë një situatë të pakëndshme. Krimi ordiner është rritur shumë duke përfshirë si kontingjente moshat e reja dhe deri fëmijët. 7 - Personat në disavantazh dhe të paaftë në qytete. Demonstrimi i të verbërve dhe paraplegjikëve përpara godinës së parlamentit nuk ka nevojë për koment. 8 - Sporti dhe koha e lirë në zonat urbane (le të shpresojmë në një kthesë reale për sportin për të gjithë sidomos në shkolla). Por, nëse gjithë fondi i Bashkisë së Tiranës i shkon vetëm një sportklubi, atëherë ku do gjenden fondet për sport masiv dhe olimpizëm antropologjik.
9 - Kultura në qytete. Jeta kulturore është e varfër dhe institucionet kulturore mbajnë një përgjegjësi për këtë gjendje, por se edhe fondet janë të pakta dhe shpesh fare të pamjaftueshme. 10 - Integrimi kulturor në qytete. Realitetet janë të shumëllojta por se një prirje është e dallueshme. Përzierja pa kritere e popullsisë dhe mungesa e politikave lokale kanë bërë që ky lloj integriteti të mungojë. 11 - Shëndeti në qytete. Ai lidhet me mbrojtjen e natyrës dhe kondicioneve urbane. Qytetet e mëdha nuk ofrojnë një klimë të tillë. Smogu, zhurmat, plehrat vetëm shëndet nuk ofrojnë! Të gjithë ndjehemi të rrezikuar. Ka shifra në rritje të sëmundjeve kancerogjene. 12 - Pjesëmarrja qytetare, menaxhimi urban dhe planifikimi urban( ky dimension i demokracisë në veprim mungon në të gjitha qytetet tona). Nuk ka referendume të qyteteve. Ka ca këshilla bashkiake ku njerëz pa “shtyllë kurrizore” me kërcimet e tyre kanë prishur balancat elektorale. Politikat bllokuese kanë injoruar interesin publik në mënyrë të frikshme. 13 - Zhvillimi ekonomik në qytete (mbetet shumë për të bërë).
Më 7-8 shtator 2000 në Hanover të Gjermanisë u mblodh sesioni i 12–të i Konferencës Evropiane të Ministrave, përgjegjës për Planifikimin Rajonal. Në këtë forum evropian u miratuan “Parimet drejtuese për zhvillimin e qëndrueshëm hapësinor të kontinentit europian”. Parimet kryesore të politikës së planifikimit për një zhvillim të qëndrueshëm në Evropë janë: 1 - Nxitja e kohezionit territorial, nëpërmjet një zhvillimi më të balancuar social dhe ekonomik të rajoneve të konkurrencës së përmirësuar. 2 - Inkurajimi i zhvillimit që buron nga funksionet urbane dhe përmirësimi i marrëdhënieve midis qytetit dhe fshatit. 3 - Nxitja e një aksesibiliteti më të balancuar. 4 - Zhvillimi i aksesit në informacion dhe njohuri. 5 - Reduktimi i dëmtimit të mjedisit. 6 - Zgjerimi dhe mbrojtja e burimeve natyrore dhe trashëgimisë natyrore. 7 - Zhvillimi i burimeve të energjisë, duke ruajtur sigurinë. 8 - Integrimi i turizmit të një cilësie të lartë e të qëndrueshme. 9 - Kufizimet e impakteve të katastrofave natyrore. Krahas këtyre parimeve, lidhur me një politikë të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor, propozohen masa më të detajuara të zhvillimit hapësinor për peizazhet kulturore evropiane, si dhe masa specifike që synojnë të arrijnë një zhvillim më të qëndrueshëm e të balancuar nga ana rajonale të rajoneve individuale të Evropës. Të tillë konsiderohen: Peizazhet kulturore, zonat urbane, zonat rurale, malet, rajonet bregdetare dhe ishullore, eurokorridoret, fushat lumore dhe luginat ujore, zonat e papërdorshme industriale dhe ushtarake, rajonet kufitare,etj. Karta Europiane Urbane është ndërtuar nga Këshilli i Europës për politika urbane. Ajo erdhi si përfundim logjik i Fushatës Europiane për Rilindjen Urbane, e organizuar nga Këshilli i Europës në vitet 1980-1982. Fushata çoi më pas në një program brenda vetë Këshillit të Europës mbi politikat urbane, të hartuara nga viti 1982-1986, nga një komitet ndërqeveritar. Më 1986 programi u transferua në Konferencën e Përhershme të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Europës (CLRAE). Qëllimi i kësaj karte është që të sigurojë një mjet praktik dhe një manual të menaxhimit urban për autoritetet lokale. Të sigurojë elementet kryesore për një konventë të mundur të ardhshme mbi të drejtat urbane. Të sigurojë bazat për një skemë ndërkombëtare çmimesh për qytetet që nënshkruajnë parimet e Kartës. Të krijojë një “kartëvizitë” për Këshillin e Europës mbi çështjet që lidhen me mjedisin dhe aktin e ndërtimit, në të njëjtën kohë si një sintezë e konkluzioneve të punës së Këshillit të Europës dhe, në veçanti, të CLRAE mbi çështjet urbane. Filozofia e kësaj karte lidhet me autoritetin e pushtetit lokal, në rëndësinë e zhvillimit urban, në bashkëpunimin dhe solidaritetin mes pushtetit qendror dhe atij lokal dhe, tek e fundit, në bashkëpunimin e qyteteve europiane përtej kufijve kombëtarë. Pikërisht me këtë fokus për herë të parë Bashkia e Sarandës organizoi një Konferencë Ndërkombëtare duke shënuar kështu një gjurmë pozitive në historinë e saj, por edhe të institucionalizimit në Shqipëri. “Kryeqyteti i turizmit” si edhe quhet, ndjehet i rrezikuar nga betonizmi dhe kaosi që ka nëpërkëmbur çdo parim planifikimi të territorit. Thelbi antropologjik i filozofisë së kësaj karte europiane është:
“Qytetarët kanë të drejta themelore urbane, të drejtën e mbrojtjes nga agresioni, nga ndotja, nga një mjedis shqetësues e i vështirë urban, të drejtën për të ushtruar kontrollin demokratik të komunitetit të tyre lokal, të drejtën për strehim të përshtatshëm, shëndet, oportunitet kulturor dhe lëvizje”.
*(“Perspektiva Europiane për Zgjerim dhe Politikat e Administrimit të Territorit”, botimi shqip, faqe 11) Të gjitha të dhënat dhe politikat e planifikimit hapësinor në BE janë të përfshira në botimin “Perspektivat Europiane për Zgjerim dhe Politikat e Administrimit të Territorit”. Ky dokument bazik është “libri” i fatit urban të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht se ku banon ai. Por, ata ende nuk e kanë atë si një dokument të identitetit të tyre, për sot dhe për nesër. Është e qartë pra se, cila është traseja ku do të duhet të eci shoqëria shqiptare. Mbi cilat parime do të duhet të ngrihet plani kombëtar për planifikimin hapësinor urban dhe antropologjik, dhe se si do duhet të veprojnë dhe menaxhojnë hapësirën urbane të gjitha autoritetet lokale në qytetet tona. Rruga është e përcaktuar në përvojën Europiane, ne na duhet ta përshkruajmë sipas manualit. Kjo është një sfidë e hapur për një antropologji në tranzicion. Ky ndryshim europianizues, në kuptimin civil, është një revolucion që do ta nxirrte antropologjinë shqiptare nga inkubacioni historik me rrënjë të thella. Ai do të ndihmojë në mbushjen e boshllëqeve për shkak të sistemeve të munguara, por edhe për edukimin me vetëkontroll për të mos lejuar që qyteti dhe interesi publik, të viktimizohen nga interesat e ngushta private apo thjesht të tregut. Kjo është sfida më e madhe e popullit tonë, e cila vjen si e kulturës, e politikës por dhe institucioneve në përgjithësi. Hallka kryesore e këtij transformimi do të duhet të jetë ruajtja e qyteteve nga provincializmi në mentalitetin drejtues të tyre. Ruajtja nga fshatarizimi në marrëdhëniet antropourbane, si dhe ruajtja nga kafshimi anarkik helmues e përçudnues i tregut. Ky i fundit, për shkak të biznesit megafitimprurës të ndërtimit të banesave, ka ndryshuar përmes “betonizimit bunkerial të qyteteve” edhe mikroklimën ambientale, edhe klimën sociale, edhe homogjenitetin e hapësirës antropologjike të tyre, për shkak të përzierjes pa kriter dhe anarkik të shtresave dhe grupeve të popullsisë. Ajo që u cilësua si modernizimi europian i tyre, nuk veçoi me qëllim apo nga padija, joshur nga tregu apo nga të gjitha bashkë, dallimin principal, mes ndryshimit dhe zhvillimit. Qytetet tona shumë kanë ndryshuar, por pak janë zhvilluar. Ndryshimi është hap përpara, në lidhje me të shkuarën, por ai, jo në çdo rast është zhvillim. Nëse ky ndryshim i arritur pengon ecjen përpara në dekadat që do të vijnë, për shkak të mbylljes së perspektivës, dhe nuk lejon progresin normal, ai nuk është ndryshim që sjell zhvillim. Zhvillimi i qyteteve tona, sipas modelit europianizues, duket se do të ketë kosto, jo vetëm për shkak të boshllëqeve historike, por më shumë për arsye të anarkisë së tranzicionit, e cila i la qytetet dhe antropologjinë civile në duart e tregut dhe aventurierëve të tij dritëshkurtër, të cilët, pasi pushtuan tregun, pushtuan edhe vendimmarrjen, duke e kthyer atë në aneks të tij. Qysh nga viti 2006, më së fundi, organet kompetente shtetërore nisën punën për hartimin e ligjit të planifikimit hapësinor, sipas modelit të Bashkimit Europian. Aktualisht ligj ka, por realitet të mbrojtur nga ligji nuk ka. Është për të ardhur keq, kur edhe gjykatat të të gjitha niveleve, në vend që të mbrojnë qytet dhe interesat publike, janë të predispozuara të gjejnë alternativa justifikuese ligjore që kanë shpënë në vendime të tyre në dëm të qyteteve tona. Sot ne shprehim shqetësimin. Nesër, brezat që do të vijnë, do të na mëshirojnë për pafuqinë dhe meskinitetin tonë. Ky homologim ligjor i legjislacionit shqiptar me atë europian, është një ogur i mirë në udhën e transformimit të antropologjisë, nëpërmjet disiplinimit shkencor e ligjor, demografik e urban, aktual dhe në perspektivë. Më së fundi, do të bëhet kapërcimi historik i saj, nga një antropologji që ishte luhatur mes të qenit e komanduar nga autoritarizmi dhe të qenit anarkike, në një antropologji e organizuar urbane e qytetare, e tipit europian. Themeluesi i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali, iu drejtua popullit shqiptar 100 vite të shkuara, me këto fjalë në fjalimin e tij të parë si kryeministër: “Të gjithë sa jemi, shqiptarë të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, pleq e të rinj duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Europës se shqiptari ka mbetur gjithmonë europian në gjak, dhe se nuk dëshiron gjë tjetër, veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet”. Ky formulim europianizues, që ishte vizioni i parë drejt Perëndimit, pas pesëqind vjet robëri osmane, fatkeqësisht, pothuajse një shekull mbeti jo i realizuar. Pikërisht në këto vite të fundit ai ka filluar të vihet në jetë, si shprehje e një vitaliteti që nuk humbet, sepse lidhet me historinë, identitetin dhe shpirtin e një antropologjie të kahershme europiane. Por, një gjë më duhet ta them me zë të lartë: Që kur lindën qytetet ata kanë qenë të njerëzve, të publikut, të qytetarëve. Do të ishte marrëzi të mendoje që, në ditët tona ku sundon ekonomia e tregut, dhe iniciativa e biznesi privat janë motorë të zhvillimit ekonomik, bash për këtë “arsye,(lexo pa arsye”), edhe qytetet të privatizohen. Nuk ka pasur, dhe nuk mund të ketë qytete private, ato janë publike dhe në interes të publikut, fillimisht të banorëve të tij dhe madje edhe të gjithë atyre që fal mobilitetit, vijnë në këtë apo atë qytet! Qytetet janë pasuri për të cilat vigjilojnë, institucione lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare! Qyteti është kryeinteresi sepse është interes publik! Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kalon edhe nga ky detyrim!
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)