E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europianët do të votonin për Obamën

Gazeta Shqip

Europianët do të votonin me shumicë dërrmuese për rizgjedhjen e presidentit Barak Obama në krye të Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pak do të mbështesnin rivalin e tij republikan, Mit Romni, bën të ditur një sondazh i CNN-it, i publikuar të mërkurën.

Sipas përgjigjeve të të anketuarve, 52 për qind do të votonin për Obamën, ndërsa 46 për qind për Romnin.

Po sipas CNN-it, Obama gëzon mbështetjen më të madhe në Francë dhe Gjermani (89%, përkatësisht 87%), ndërsa më dobët qëndron në Europën Lindore (Bullgari 40%, Poloni 35%).

Edhe pse 32 për qind e të anketuarve turq janë shprehur kritikë ndaj politikave të jashtme të Obamës, përfshirë luftën e tij kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe politikat në Iran dhe Afganistan, një shumicë prej 51% do të votonin për rizgjedhjen e Obamës.

Për sondazhin, CNN ka intervistuar rreth 1 000 njerëz në 15 shtete, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Poloninë, Britaninë, Turqinë, Sllovakinë, Spanjën, Bullgarinë etj.
12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Europianët do të votonin për Obamën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›