E Diel, 1 Nëntor 2026

I dërguari i OKB-së, Lakdar Brahimi udhëton drejt Damaskut

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, do të udhëtojë të enjten drejt Damaskut për vizitën e parë në këtë vend që nga marrja e postit.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Sirisë bëhet e ditur se Brahimi do të takojë ministrin e Jashtëm sirian, Valid al-Moallem, por nuk thuhet nëse diplomati ndërkombëtar do të takojë presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.

Brahimi ka pasuar ish-sekretarin përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, i cili, në muajin gusht, ka lënë postin e të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë për shkak të mospajtimeve të Këshillit të Sigurimit në lidhje me trajtimin e krizës.

Sipas aktivistëve sirianë, mbi 27.000 njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i revoltës kundër presidentit Asad, 18 muaj më parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›