E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurosong-u kritikon veten

Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), publikoi dje rezultatet përfundimtare të konkursit evropian të këngës "Eurosong 2009". Ky rrjet, për herë të parë në historinë 56-vjeçare të tij, bën publike votat e jurisë dhe të televotimit. Në konkursin e zhvilluar në Moskë, në muajin maj, procesi i votimit ndryshoi formulë dhe për këtë EBU-së iu desh që të rikonfirmonte rezultatet e natës finale të "Eurosong", ku fituese u shpall kënga norvegjeze, "Fairytale", e kënduar nga Alexander Rybak.

Votimi i këtij viti kishte bashkuar në një votat e jurisë profesionale dhe televotimit, dhe kjo bëri që Shqipëria të klasifikohej në vendin e 17-të. Por, sipas faqes elektronike të "Eurovision Song Contest", nëse formula e votimit do të kishte qenë ajo e një viti më parë, Kejsi Tola do të kishte kapërcyer disa vende, duke u klasifikuar e dhjeta.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›