E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat Regjistrimi i popullsise dhe banesave ne Shqiperi si ne BE

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, është formuluar në të njëjtën mënyrë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kështu u shpreh Peter Everaers, drejtori i marrëdhënieve me jashtë në Institutin Evropian të Statistikave, Eurostat, i pranishëm në Shqipëri një ditë para fillimit të regjistrimit.

Në konferencën për shtyp organizuar nga INSTAT, ai vuri theksin në rëndësinë që ka ky proces në integrimin e vendit.

 Censusi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave nuk është thjesht regjistrim por është një proces i rëndësishëm në kryerjen e politikave zhvilluese të vendit.

Shumë vende të Bashkimit Evropian e kanë përfunduar censusin dhe kane dalë të dhëna të sakta për çdo shtet.

Edhe në Shqipëri është zgjedhur e njëjta metodë regjistrimi me ato të vendeve të Bashkimit
Evropian.

Ky proces është akoma dhe më i rëndësishëm për vendet si Shqipëria që synojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj të gjithë duhet të bëhen pjesë në mënyrë që të përmbyllet me sukses.

Drejtoresha e INSTAT u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë sa më bashkëpunues në këtë proces.

Duke filluar nga dita e shtunë, 12 mijë anketues në të gjithë vendin do trokasin në çdo derë për tre jave rresht duke mbledhur të dhënat mbi popullsinë dhe banesat.

Në total, për këtë proces janë printuar 1 milion e 200 mijë pyetësorë dhe 200 mijë pyetësorë individualë.

Numri i të punësuarve arrin në 15 mijë persona ndërkohë që vlera totale e projektit arrin në afro 14 milion euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›