E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy Ta ndihmojme Greqine te dale nga kriza e borxheve

Gjatë takimit të tij me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, presidenti francez Nikolas Sarkozy tha: Ta ndihmojmë Greqinë të dalë nga kriza e borxheve është një obligim moral dhe ekonomik i Europës.

Sipas kreut te Elizeut, dështimi i Greqisë do të ishte dështimi i të gjithë Europës.

Kryeministri grek zhvilloi një ditë bisedimesh me liderët e BE-se lidhur me këstin e radhës që Greqisë i nevojitet për të evituar falimentimin.

Ai tha se Athina është e hapur që të presë vëzhguesit europianë dhe të vendeve të tjera për të parë sakrificat që po bëhen për të ndryshuar Greqinë.

Papandreu u takua me Sarkozi pas një takimi që pati me kreun e Këshillit Europian, Herman Van Rompuy dhe liderë të tjerë europianë në Varshavë.

Inspektorët ndërkombëtarë ndodhen në Athinë për të vendosur nëse Greqia duhet të marrë ose jo ndihmën prej 8 miliardë eurosh.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›