E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eurovizion/ Refuzohet kërkesa e Zelenskyt për të dhënë një video-mesazh në finale, organizatori: Festivali ka natyrë jopolitike

Kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për dhënë një video-mesazh në finalen e Eurovizionit është refuzuar, sipas organizatorit të konkursit muzikor

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se “rregullat e rrepta” nuk lejojnë liderin ukrainas të flasë.

“Një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e ngjarjes Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike ose të ngjashme si pjesë e konkursit. Kërkesa e Zelensky për t’iu drejtuar audiencës, ndonëse është bërë me qëllime të lavdërueshme, për fat të keq nuk mund të plotësohet pasi do të ishte kundër rregullave të ngjarjes“, tha EBU.

Finalja e së shtunës do të përfshijë një homazh të veçantë për Ukrainën, ku videoklipe do të shfaqen gjatë mbrëmjes për të treguar pjesë të ndryshme të vendit./ lemonde

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›