E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I zhdukur prej 3 ditësh në lumin Osum, gjendet trupi i pajetë i turistit holandez

Një turist holandez, i cili u zhduk para pak ditësh në Osum para pak ditës si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm është gjetur i vdekur në kanionet e këtij lumi.

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga palumbarët e RENEA-s, të cilët kërkuan për disa ditë me radhë në këtë zonë. Turisti holandez ishte bashkë me bashkëshorten, por fatmirësisht kjo e fundit arriti të dalë nga ujërat e Osumit.

“Më datë 08.05.2023, shkoi në spitalin e Çorovodës, për ndihmë mjekësore, shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila deklaroi se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

 64-vjeçarja kishte mundur të dalë nga uji, ndërsa shprehej se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e ujit.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar dhe polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kërkimet për trupin e turistit holandez janë zhvilluar përgjatë tre ditëve të fundit në rrjedhën e lumit Osum. Ekipi i palumbarëve të RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 68-vjeçarit, në njërin nga kanionet e këtij lumi.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›