Berisha ofron mbështetje për komunën e Tetovës

"Tetova ka një vend parësor në historinë tonë kombëtare dhe në këto vite ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme në fushën e arsimit, ekonomike etj", tha Berisha.
Kryekomunari Bexheti e njohu kryeministrin me projektet ambicioze për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës, duke u përqendruar veçanërisht në projektet e zhvillimit të turizmit dimëror në këtë rajon, që është një nga potencialet më të mëdha në Ballkan. Në takim u bisedua dhe për nxitjen e përbashkët të investimeve në të gjitha fushat, për bashkëpunimin në kulturë, arsimi dhe për aktivitetet e përbashkëta në festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si një festë e të gjithë shqiptarëve dhe si një moment i rëndësishëm për të përcaktuar vizionin e tyre drejt së ardhmes në BE.
Kryeministri Berisha e siguroi z. Bexheti se qeveria shqiptare, në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka me Maqedoninë, do të intensifikojë marrëdhëniet e gjithanshme me komunën e Tetovës dhe komunat e tjera me popullsi shqiptare në kuadër të thellimit të marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë. Nga ana e tij, z. Bexheti siguroi se Komuna që ai drejton është e hapur dhe po punon për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët dhe bizneset nga Shqipëria që duan të investojnë në Tetovë./Start/
2012-01-27 14:51