E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eurovizion Song Contest 2023/ Këngët e gjysmëfinales së parë

Sapo mbaruan 15 këngët konkurruese të gjysmëfinales së parë në M&S Bank Arena në Liverpool. Ka filluar votimi për 10 këngët që do të kalojnë në natën finale.

Votimi lejohet vetëm për vendet që marrin pjesë në gjysmëfinale dhe fati i tyre do të vendoset me votim nga publiku.

Gjashtë vende tashmë kanë kaluar në shfaqjen e së shtunës të ‘mëdhenjtë’ si Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe fituesit e Eurovision Song Contest 2022, Ukraina për tu përballur më këngët në konkurim.

Shqipëria do të përfaqësohet denjësisht nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” gjysmë finalen e dytë e cila do të performojë më 11 maj e cila mund të kalojë garën për në natën finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

1.Norvegji – Alessandra – Queen of Kings

2.Malta – The Busker – Dance (Our Own Party

3.Serbia – Luke Black – Samo Mi Se Spava

4.Letonia – Sudden Lights – Aijā

5.Portugalia – Mimicat – Ai Coração

6.Irlandë – Wild Youth – We Are One

7.Kroacia – Let 3 – Mama ŠČ!

8.Zvicra – Remo Forrer – Watergun

9.Izrael – Noa Kirel – Unicorn

10.Moldavia – Pasha Parfeni – Soarele şi Luna

11.Šuedia – Loreen – Tattoo

12,Azerbaxhani – TuralTuranX – Tell Me More

13.Çekia – Vesna – My Sister’s Crown

14.Holanda – Mia Nicolai & Dion Cooper – Burning Daylight

15.Finlanda– Käärijä – Cha Cha Cha

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›