Eurozona, 159 mld euro për shpëtimin e Greqisë

159 mld euro është ndihma që Greqia do të marrë nga Bashkimi Evropian, për të dalë nga kriza ekonomike. Vendimi është marrë gjatë takimit të liderve të Eurozonës, të cilët ranë dakord për të ndihmuar Athinën.
Përmes ofrimit të interesit më të ulët bankar si edhe zgjatjes së afatit të kredive emergjente, shtetet e Eurozonës mënjanojnë një krizë më të rrezikshme.
Ky hap do ta lehtësonte Greqinë, por sjell me vete rrezikun në tregjet financiare. Gjithashtu vendet e Eurozonës janë gati t`i lehtësojnë shtetet në krizë në këtë zonë përmes kredive emergjente.
Sipas vendimit të fundit të vendeve të Eurozoës, Greqia, Irlanda, Portugalia do të marrin kredi në nevojë me norma të ulëta interesi, nga 4,5 në 3,5%. Këtyre vendeve do t`iu zgjatet edhe afati i shlyerjes së kredive në 15 vjet.