E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, njeh qeverinë e rebelëve libian

Qeveria e Malit të Zi ka njohur grupin kryesor opozitar të Libisë, si qeverinë legjitime të vendit.
 

Në një deklaratë, qeveria e Malit të Zi ka thënë se është e gatshme që të vendosë bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Tranzitor të Libisë. Kjo lëvizje, vjen pasi SHBA dhe rreth 30 shtete tjera kanë njohur po ashtu grupin e kryengritësve, si pjesë të përpjekjeve për të izoluar liderin Muamer Gadafi.

Disa ditë më parë edhe Shqipëria ka njohur Këshillin Tranzitor të Libisë, duke e konsideruar këtë Këshill si një përfaqësues legjitim të popullit libian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›