Musharaf në mbrojtje të Agjencisë së Zbulimit

Ish presidenti pakistanez, Pervez Musharaf ka mbrojtur Agjencinë pakistaneze të Zbulimit, Drejtorinë për Shërbime të Zbulimit, kundër akuzave se ka dhënë miliona dollarë për një grup me seli në SHBA për të lobuar në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Më 19 korrik, Departamenti i Drejtëisë, akuzoi shërbimet informative të Pakistanit se në mënyrë sekrete kishin shpenzuar 4 milionë dollarë, për 20 vjet me radhë, për të shtrirë ndikimin në politikën e Uashingtonit.
Musharaf tha se lobimi është një praktikë normale për qeveritë e huaja dhe se Pakistani nuk përbën ndonjë ndryshim.