Sequi: Politika të bashkëpunojë për integrimin në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sequi i ka bërë apel palës politike shqiptare, që të bashkëpunojë për integrimin e vendit në BE. Nga qyteti i Pogradecit, Sequi ka deklaruar se integrimi në BE duhet të jetë objekti i palëve politike shqiptare.
Ambasadori ka theksuar se perspektiva evropiane e vendit është ende larg agjendës së BE-së, duke shprehur gadishmërinë e KE për t`u mundësuar sa më parë integrimi.
Ambasadori Sequi ka marrë pjesë në inagurimin e doganës së Tushemishtit, së bashku me ministrin Nishani dhe Bode. Kjo doganë shërben për kalime të shumta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.