E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurozona, Kamerun: Duhen hapa vendimtarë

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka kërkuar që liderët e vendeve të eurozonës ta pranojnë përgjegjësinë kolektive dhe të ndërmarrin hapa vendimtarë për ta parandaluar shkatërrimin ekonomik.

Në një intervistë për të përditshmne londineze, “Financial Times”, zoti Kameruan, poashtu, i ka bërë thirrje Francës dhe Gjermanisë, që ti kapërcejnë dallimet dhe ta paraqesin një plan për përfundimin e paqartësive para vitit të ri.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, pas takimit të mbrëmshëm,  kanë deklaruar se një pako gjithëpërfshirëse për shpëtimin e krizës së borxheve në eurozonë, do të paraqitet deri në fund të këtij muaji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›