Korçë, konflikt me armë mes të rinjve, katër të plagosur
Në zënkë mes të rinjve gati sa nuk është kthyer në një kasaphanë. Në një nga lokalet e natës në qytetin e Korçës, dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur dhe armët e zjarrit.
Nga shkëmbimi i plumbave kanë mbetur të plagosur katër persona, ku mes tyre edhe një punonjës i policisë. Efektivi i policisë ka ndërhyrë për ti dhënë fund konfliktit mes të rinjve.
Të plagosur kanë mbetur N.Samara, D.Metko, E.Shehu ndërsa identiteti i policit nuk bëhet i ditur.
Ende nuk dihet motivi i këtij konflikti por policia ka vënë në pranga Daniel Hehmetin, 22 vjeç dhe një 15-vjeçar me inicialet N.K. Ndërsa në kërkim është shpallur 19-vjeçari A.K.
Në këtë rrethana dhe të dhëna që policia jep, llogaritet që pjesë e konfliktit të kenë qenë gjashtë të rinj.