E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, protestë kundër Jahjagës dhe pavarësisë së Kosovës

Një numër protestuesish çekë dhe serbë janë mbledhur mbrëmjen e së dielës para ndërtesës ku po mbahet Forumi 2000, i hapur nga ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj prezencës së presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në këtë eveniment.

Dhjetëra kundërshtarë të Kosovës së pavarur janë tubuar jashtë ndërtesës, nën organizimin e Jarosllav Foldynas, zyrtar i lartë i socialdemokratëve çekë, me origjinë nga Serbia. Demonstruesit me këtë rast kanë bartur një flamur të madh serb.

Protestuesit kanë paralajmëruar tubime të tjera kundër prezencës së Jahjagës në Çeki edhe ditën e hënë dhe të martën.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndodhet në Pragë me ftesë të ish-presidentit çek Vacllav Havel, për të marrë pjesë në punimet treditore të Forumit 2000.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›