E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Klosi: Kryeministri ka frikë nga Shërbimi Informativ

Luis Tanushi

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi analizon përpjekjet e mazhorancës për të marrë kontrollin total të Shërbimit, marrëdhëniet e tensionuara me kryeministrin Berisha dhe frikën që kanë pasur të gjithë kryeministrat shqiptarë. Duke u ndalur edhe tek kabllogramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Klosi tregon për marrëdhëniet me shërbimet homologe amerikane si dhe për rrezikun që mund të ketë Shqipëria nga sulmet terroriste.

Gjatë këtyre viteve mazhoranca ka tentuar që të ndryshojë ligjin për SHISH madje në qendër të sulmit të saj ka qenë drejtori i Përgjithshëm Bahri Shaqiri. Sa i rrezikuar është ky shërbim për tu vënë nën kontrollin e qeverisë?

Kryeministri ka deklaruar që kur po përgatitej ta merrte detyrën e kryeministrit, se donte ta transformonte Shërbimin Informativ. Natyrisht, ky mendim nuk rridhte nga një eksperiencë personale, ai e parashikonte që nuk do të mund të bashkëpunonte me një Shërbim, drejtorin e të cilit nuk e kishte emëruar ai, dhe të cilin nuk e hiqte dot se duhej dhe miratimi i Presidentit. Lidhur me rrezikun që Shërbimi të vihet nën kontrollin e qeverisë, me ligjin ekzistues, ai është nën kontrollin e qeverisë, prej saj i merr prioritetet e punës së tij, Kryeministrin informon dhe tek ai raporton, por Kryeministrit nuk i mjafton vetëm kjo, ai do që vetëm ai ta komandojë, jo ligji, prandaj do një njeri të tij në krye të Shërbimit, një njeri që sa herë të thotë diçka, të marrë lejen e tij. Kjo është një sëmundje e hershme e Kryeministrave të këtij vendi, ata kanë frikë nga Shërbimi, sidomos nga marrëdhëniet e tij me partnerët e huaj.

Kryeministri Berisha dhe kreu i SHISH, në tërë këto nuk janë takuar asnjë herë me njëri-tjetrin. Sa ndikon kjo në punën e Shërbimit?

Sigurisht këto marrëdhënie jo normale e dëmtojnë punën e Shërbimit, reputacionin e tij, sigurinë e tij në punë, të gjitha me pasoja në mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Përveç rastit të Gazidedes, Berisha nuk ka pasur asnjë herë marrëdhënie të mira me krerët e SHISH-it. Përse ndodh kjo gjë?

Berisha në pushtet ka njohur dy drejtorë të Shërbimit, Gazideden që sakrifikoi dhe jetën për të dhe Shaqirin, tek e cili nuk ka besim se nuk e ka emëruar ai dhe prandaj do ta ndërrojë. Sa për mua dhe Hysenin, ne ishim drejtorë të emëruar nga qeveritë socialiste dhe sigurisht duheshim sharë dhe denigruar, pjesë e politikës agresive të Berishës opozitar, me të gjitha institucionet e shtetit, që sdrejtohet prej tij.

Mazhoranca ka tentuar disa herë të vendosë nën kontroll Shërbimin. Pse qeveritë janë kaq të interesuara për të marrë pasur kontroll të plotë mbi Shërbimin, çfarë synojnë të arrijnë kryeministrat shqiptarë nga kjo gjë?

Të gjithë kryeministrat kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj Shërbimit, jo pse kanë ndonjë detyrë të veçantë për të, por se më shumë e kanë frikë atë. Përjashtimi i vetëm ka qenë Berisha president. Siç thashë më lart, Shërbimi varet dhe kryen detyrat që i cakton Kryeministri, si rrjedhim ai është një institucion pjesë e ekzekutivit, me vartësi direkt nga Kryeministri, që e informon atë për dukuri që cenojnë Sigurinë Kombëtare. Ky është kuadri ligjor, që presupozon një vend normal demokratik, me drejtues normal, që punojnë vetëm për vendin e tyre. Por Shërbimi duhet ti bindet dhe ligjit, të mbledh informacion në shërbim të Sigurisë Kombëtare, detyrë që mund ta çojë dhe në konflikt me drejtues të lartë të vendit dhe ndonjë herë dhe me Kryeministrin. Kjo gjë mbase nuk mund të parashikohet nga ligjvënësit, dhe është një nga vështirësitë e mëdha në punën e Shërbimit dhe baza e frikës së pushtetarëve nga ai. Prandaj, për ta është më mirë që drejtuesi i tij të jetë një njeri që i bindet atyre, jo vetëm për hatër të ligjit, por dhe për hatër të Maliqit.

Kohët e fundit është edhe një tjetër projektligj për Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Ende nuk është bërë publik drafti i tij i plotë, por anëtarë të Komisionit të Sigurisë shprehen se kompetencat që do të marrë ky shërbim kapërcejnë edhe ato të SHISH. A është kjo një mënyrë për të anashkaluar SHISH për shkak të konfliktit të këtij të fundit me qeverinë?

Nuk e njoh këtë problem, por nuk mendoj se do të ishte e mundur që Shërbimi Informativ i Ushtrisë mund të kalojë kompetencat e Shërbimit Kombëtar. Kjo do të ishte një gjë e sajuar dhe nuk do ta largonte dot këtë të fundit nga bashkëpunimi me strukturat Euroatlantike, qëllim i mundshëm i hartuesve të këtij projektligji.

Kuvendi ka një draft për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve inteligjente që përfshin edhe SHISH. A jeni për një kontroll parlamentar të këtij shërbimi? Nëse jo a rrezikon që të dalë jashtë kontrollit dhe do të kthehet në një mekanizëm si në kohën e SHIK-ut?

Ligji ekzistues e ka kontrollin parlamentar të Shërbimit Informativ një nga kolonat e kontrollit të Shërbimit, së bashku me atë të Qeverisë dhe të Prokurorisë. Ky kontroll është i domosdoshëm dhe plotëson kontrollin e të tre pushteteve mbi Shërbimin. Ky kontroll i Parlamentit, ka funksionuar dhe funksionon, ai siguron që Shërbimi të funksionojë në kuadrin e shtetit demokratik dhe është një siguri më shumë që Shërbimi i shërben shtetit demokratik. Dhe kjo i bën shumë mirë dhe Shërbimit, Komisioni parlamentar vetëm mund ta ndihmojë Shërbimin, ai nuk ka dhe nuk mund ta detyrojë atë të dalë nga shinat e demokracisë.

Sot po jetojmë në epokën e asaj që rëndom quhet terrorizmi global. Sa e rrezikuar është Shqipëria nga terrorizmi botëror? A ka pasur rrënjë të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe a ekziston mundësia që të zhvillohet në të ardhmen?

Duke e filluar pyetjen me termin terrorizëm global, do të ishte e gabuar të përgjigjesha që ne jemi jashtë këtij rreziku. Ne tashmë jemi pjesë e botës Euroatlantike, që po zhvillon një luftë të nxehtë kundër terrorizmit, prandaj jemi të implikuar direkt në këtë luftë. Për sa i takon Shqipërisë, si një vend i vogël dhe jo aq në qendër të vëmendjes të opinionit botëror, do të thosha që rreziku i akteve terroriste në të është më pak i mundshëm, pasi një nga qëllimet e terroristëve është që aksionet e tyre të bëjnë sa më shumë efekt në opinionin botëror, kënaqësi që mbase Shqipëria nuk do tua jepte. Nga ana tjetër qarqet ekstremiste të islamizmit nuk kanë pasur rrënjë në Shqipëri dhe kjo ua vështirëson infrastrukturën e nevojshme për akte terroriste. Megjithatë mendoj se problemit i duhet kushtuar vëmendja e duhur që dhe në të ardhmen Shqipëria të mos jetë as bazë e as terren për akte terroriste.

Në një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në Tiranë në vitin 2007 janë hedhur hije dyshimi se në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë mundur të infiltrohen elemente nga krimi organizuar. Sa i mbrojtur është ky shërbim nga njerëz të lidhur me krimin?

Këtë fakt e kam dëgjuar. Kabllogramet janë opinione apo përfundime të dërguara nga diplomatët amerikanë shefave të tyre, lidhur me situatën në Shqipëri. Jam i bindur që është një nga detyrat më të rëndësishme të çdo ambasade dhe duke pasur parasysh kontaktet e shumta të punonjësve të ambasadës amerikane në Shqipëri, besoj se në vija të përgjithshme ato opinione përfaqësojnë realitetin shqiptar. Nga ana tjetër për rastin konkret të SHISH-it, është një tjetër institucion amerikan që komunikon me të apo jep opinione për të, dhe të jeni të sigurt se gjuha që përdorin ata në bashkëpunimin me SHIK apo me qendrën e tyre është shumë më direkt, gjë që lë pak gjasa për dev

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›