E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona arrin marreveshjen per shpetimin e borxhit grek Greqi

Ministrat e Financave të Eurozonës dhe FMN kanë arritur një marrëveshje mbi borxhin grek, pas 13 orë bisedimesh.

Ata kanë rënë dakord për të ulur borxhet nga 40 milionë euro dhe për t’i hapur rrugë këstit tjetër të kredisë prej 44 milionë euro.
Eurogrupi arriti kështu një marrëveshje "politike" me FMN për të zhbllokuar ndihmat ndaj Greqisë të cilat mund të jepen në 3 dhjetor.
Kryeministri grek Antonis Samaras përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se "një ditë e re fillon për të gjithë grekët".
Ndërkaq pas lajmit për arritjen e marrëveshjes aksionet aziatike pësuan rritje. Indeksi MSCI i aksioneve në Azi jashtë Japonisë fitoi 0.6% pikë më lartë se dy javë më parë. Aksionet e Australisë u rritën 0.7%, ndërsa indeksi i Koresë së Jugut KOSPI u rrit gati 1%.

Euro ka arritur nivelin më të lartë ndaj dollarit që nga 31 tetor, deri rreth 0.3% në 1,3010$.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›