Ministri Genc Ruli i ftuar ne Festivalin e Mandarines ne Xarre
Janë rreth 350 hektarë të mbjellur me mandarina vetëm në Rrethin e Sarandës gjatë pesë viteve të fundit. Shifra është bërë me dije nga Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli i cili në “Festivalin e Mandarinës” tha se këto mbjellje janë realizuar nga mbështetja me subvencione shtetërore. Së bashku me drejtorin e USAID, ministri Genc Ruli vlerësoi lart krijimin e kooperativës në Xarrë të Sarandës, pasi sipas tij, ky është një shembull i mirë ku tregohet se bashkëpunimi ka sjellë rritje të prodhimit.
Ministri Ruli ka ftuar fermerët që të përfitojnë nga fondet shtetërorë.
Kreu i bujqësisë shqiptare ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të nisë zbatimi i një projekti madhor kombëtar që synon ujitjen e sipërfaqeve problematike.