Eurozona kushte shtese per Greqine

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë caktuar kushte të reja edhe më të rënda për marrjen e kredisë prej 130 miliardë eurosh nga Greqia, ndërsa bisedimet për paketën e domosdoshme të shpëtimit vazhdojnë.
Ministrat, të përballur në Bruksel me një delegacion të parlamentit grek, deklaruan më parë se në mënyrë që të marrë kredinë që do të shmangë shpalljen e falimentimit, Athina ka nevojë për të kaluar një sërë reformash të dhimbshme, midis të cilave përfshihet shkurtimi i mëtejshëm i vendeve të punës nga administrata dhe ulja e përgjithshme e pagave dhe pensioneve në vend.
Megjithatë, politikanëve grekë u është kërkuar tashmë që të thellojnë masat e kursimit, Kriza grekeEurozonë-Greqi, nuk ka marrëveshjeAthinë, arrihet pakti për shpëtimin Greqi, bisedimet për kredinë, vazhdojnë protestat duke siguruar 325 milion euro shtesë deri në fund të 2012-s.
Unioni i sindikatave greke ka shpallur ndërkohë një grevë të re të përgjithshme 48-orëshe, që do të nisë ditën e premte dhe do të paralizojë sektorët kryesorë të vendit.
Drejtuesi i takimit Bruksel-Athinë, Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, u shpreh se liderat grekë duhet të japin “garanci shtesë” të fuqishme, për zbatimin e reformave të domosdoshme edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në muajin prill.
“Pavarësisht progresit të arritur në ditët e fundit, nuk kemi ende të gjithë elementët në tavolinë për të mbyllur ende marrëveshjen”, u shpreh Juncker, në një deklaratë për gjendjen e bisedimeve, mëngjesin e së premtes.
“Të gjitha masat e kërkuara janë të domosdoshme për të siguruar një zbatim gradual, por të plotë të paketës së reformave, edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në Greqi”.
Ndërsa bisedimet vazhdojnë, financat greke janë duke përjetuar ditën e tyre më të “zezë”. Nëse vendi nuk do të arrijë të sigurojë kredinë deri në mars, atëherë Greqia do të jetë e detyruar të shpallë falimentimin, i cili mund të shoqërohet eventualisht edhe me daljen e vendit nga monedha e përbashkët euro dhe rikthimin në dhrahmi.