E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti Cezanne

Rekordin absolut të shitjes deri më tani e mbante vepra “No.5” (1948), e piktorit Jackson Pollock, e cila gjatë një transaksioni privat në SHBA u shit për 140 milionë dollarë. Por fakti që një pikturë e Cezanne ditë më parë u shit për 260 milionë dollarë, gjegjësisht 110 milionë më shtrenjtë, sigurisht që do të shkaktojë një ‘tërmet’ në tregun e veprave të artit.

Sipas vlerësuesve të veprave artistike në shoqërinë londineze të sigurimit Loyds, Victor Winner: “Tani, çdokush që e posedon një kryevepër si parametër do ta marrë këtë shumë. Në tregun e veprave të artit asgjë më s’do të jetë si më parë, sepse kjo vepër e ndërron gjithë strukturën e tij”.

Ja edhe lista e pesë veprave më të shitura në botë - deri më tani.

1. Paul Cezanne: “Lojtarët me Letra”, 260 milionë dollarë

Vaji në pëlhurë “Lojtarët me Letra”, që Paul Cezanne e pikturoi rreth vitit 1890, aktualisht është vepra më e shtrenjtë në botë, me 260 milionë dollarë të paguara për të në fillim të vitit 2012, kur familja mbretërore e Katarit e bleu nga magnati grek, Jorgos Embirikous. Përveç kësaj vepre, vajza e 14’të e emirit të Katarit, princesha Al-Majasa (e cila edhe e bleu veprën e Sesane), posedon edhe vepra të Marco Rotko dhe të Demian Hurst. Ndryshe, katër pikturat e tjera të Cezanne, që i pikturoi brenda periudhës 1890-1895, ndodhen në muzetë: Orsay (Paris), në Metropolitan (New York), në Cnrad Institute (Londër) dhe në Burns Foundation (Philadelphia).

Ndryshe, monumentalizmin e figurave dhe intimitetin e skenës në pikturën “Lojtarët me Letra” Cezanne e arriti vetëm përmes elementeve kromatike dhe formale. Falë kësaj, edhe vetë kubistët, dhe jo vetëm impresionistët, atë e quanin “babai jonë”.

2. Jackson Pollock: “No. 5”, 140 milionë dollarë

Kjo pikturë në vitin 2006 iu shit një blerësi anonim. Është një vepër tipike e Pollock, sepse shfaq perceptimin e tij se pikturimi nënkupton një liri të plotë të shprehjes.

“Pëlhurën më me dëshirë e shtrëngoj për muri, ose e shtrij në dysheme. Kjo e ngjanë një metode indiane të pikturimit në rërë”, sqaronte dikur piktori i madh amerikan, që u quajt si baba i pikturimit aksional. Vepra u krijua në vitin 1948, derisa ai fjalëpërfjalshëm qëndroi pezull mbi pëlhurën që ndodhej në dysheme.

3. Willem de Cunning: “Gruaja III”, 137.5 milionë dollarë

Kjo pikturë u shit në vitin 2006. Piktorit holandezo-amerikan, Willem de Cunning, që ishte pionier i ekspresionizmit, i pëlqente që ngjyrat e ndezura t’i hidhte në pëlhurë me lëvizje të shpejta të brushës ose lopatës.

“Qëndrimi se natyra është kaotike, dhe se artisti është ai që i jep kuptim, është absurd. Ne vetëm mund të shpresojmë se po i japim pak kuptim jetës sonë”, thoshte de Cunning. Seria e tij, e portreteve vulgare të grave, u krijua nga viti 1951, ndërsa “Gruaja III”, mes viteve 1952-1953.

4. Gustav Klimt: “Porteti i Adele I”, 135 milionë dollarë

Multimiliarderi amerikan, Ronald Lauder, e bleu këtë vepër më 2006, duke shokuar botën me çmimin aq të lartë për të. Piktura është një prej pesë veprave që kohë më parë iu kthyen familjes Bloch-Bauer, nga e cila dikur i kishin marrë nazistët. Adele ishte gruaja e bankierit vjenez, Ferdinand Bloch-Bauer, ndërsa piktorit që konsiderohet themelues ‘Secesioni Vjenez’, iu deshën tre vjet për përfundimin e portretit të realizuar në vaj e ari mbi pëlhurë.

5. Pablo Picasso: Akti, Fletët dhe Torzoja”, 106.5 milionë dollarë

Kjo është vepra më e shtrenjtë e Picasso’s e shitur deri më tani. U shit në vitin 2010, ndërsa u krijua në vitin 1932, në Normandi. Konsiderohet si një prej veprave më të rëndësishme të Picasso’s, e periudhës mes dy luftërave botërore. Model ishte dashnorja dhe muza e tij, Marie-Theresse Valter, e cila ishte vetëm 17-vjeçare kur u njoh me piktorin. Me dëshirë të pronarit të ri, i cili deshi të mbetet anonim, piktura u ekspozua në galerinë londineze Tate Modern.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›