E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona, në pikën më të thellë të recesionit

Vendet e Eurozonës kanë
shënuar dje atë që mund të
konsiderohet si pika më e
ulët e recesionit e regjistruar deri më
tani. Shifrat i referohen katërmujorit
të parë të vitit. Kryesisht shkaktaret
e situatës janë rënia e ndjeshme e
eksporteve gjermane dhe sigurisht
rënia e investimeve në përgjithësi.
Shifrat zyrtare të djeshme e konsiderojnë
katërmujorin e parë si
shumë të vështirë dhe ka të ngjarënëse
situata nuk do të vazhdojë të
përkeqësohet edhe më -që kjo të
jetë edhe pika më e ulët e recesionit
në Evropë, që pas Luftës II Botërore.
"Mund të themi pa frikë që ritmi i
këtij recesioni në këta 34 muaj ka
qenë jashtëzakonisht i shpejtë",
ka deklaruar një analist në një nga
bankat më në zë të kontinentit.
Sipas shifrave, Prodhimi Kombëtar
Bruto ra në masën 2.5% në krahasim
me katërmujorin e fundit të
vitit 2008. Kjo vlen si për 16 vendet e
Eurozonës, ashtu edhe për 27 vendet
anëtare të Bashkimit Evropian. Në
veçanti, prodhimi Kombëtar Bruto
Gjerman ra në pikën e tij më të ulët
që pas vitit 1990, pra pas bashkimit
të të dy Gjermanive, që ishte një
vit ekonomikisht shumë i vështirë.
Kështu, sipas shifrës, bëhet fjalë për
një rënie prej 3.8%. Për sa i takon
Francës, aty shifrat janë më pak dramatike.
Prodhimi Kombëtar Bruto
ka rënë vetëm me 1.2%, ndërkohë
që në Itali bëhet fjalë për 2.4%,
më e ulëta që nga viti 1980. Sipas
ekonomistëve, parashikimet kanë
qenë për një situatë më të rëndë.
Vendet me situatë më të rëndë dhe
jashtë Eurozonës janë Çekia dhe
Hungaria. Telashet që po përjeton
Evropa janë një karakteristikë e
gjithë vendeve të industrializuara
aktualisht. Madje edhe Kina, që ka
rritjen më të madhe ekonomike
në botë, po shfaq shenja shumë të
qarta rënieje. Prodhimi Kombëtar
Bruto i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës për të tretin katërmujor
rresht dhe për herë të parë që nga
recesioni i mesviteve ‘70 ka pësuar
një rënie shumë të ndjeshme. Sipas
të dhënave zyrtare të publikuara së
fundmi, shifra e rënies së GDP-së
është 6.1%. Britania e Madhe, që
nuk është në Eurozonë, por varet
shumë prej ulje-ngritjeve të ekonomisë
evropiane për sa i përket
kryesisht tregtisë, ka raportuar
humbjen më të madhe që nga viti
1970 me një kontraktim këtë katërmujor
prej 1.9%, në krahasim me
katërmujorin e kaluar. Në tërësi,
ndërsa shifrat tregojnë një situatë
më të përkeqësuar në Evropë vendi
që ka pësuar rënie më të madhe
e që si pasojë ndikon në rënien e
përgjithshme, është Gjermania.
Këto rënie kanë bërë që euroja të
bjerë në krahasim me dollarin.
Gjermania, që është vendi eksportues
më i madh në botë, po vuan
më shumë se shtetet e tjera nga ulja
e kërkesës së eksporteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›