Ançeloti: Unë te Çelsi? Vetëm fantazi
"Nuk pres telefonatë nga
Berluskoni, nuk është
nevoja. Ato çfarë i ka
thënë Galianit dhe përgënjeshtrimi
i së enjtes janë më se të mjaftueshme".
Karlo Ançeloti e mbyll
kështu çështjen që lidhet me akuzat
e supozuara të padronit kuqezi,
të botuara në ditët e kaluara nga
"La Repubblica". "Të shtunën ndaj
Udines duam të mbyllim llogarinë
Champions", shpjegon trajneri
kuqezi. "Unë dhe fushata e blerjeve
të Çelsit? Janë vetëm zëra të një
fantazie".
Çfarë prisni në garën ndaj
Udinezes?
Skuadra e di mirë se çfarë duhet
të bëjë në këtë sfi dë: kemi nevojë
për tri pikët. Kalendari nuk është
i thjeshtë, s‘duhet të shkojnë në
përballjet direkte me Fiorentinën.
E rëndësishme është të marrim rezultat
ndaj Udinezes për të shmangur
surprizat. Skuadra është në një
formë të mirë dhe besoj se mund ta
mbyllim llogarinë.
A do të ndodhë ndonjë gjë pas
ndeshjes, siç shkruajnë në Angli?
Nuk besoj se do të ndodhë gjë
pas ndeshjes së të shtunës. Të
dielën? Jam pushim, do shkoj tek
im atë, është ditëlindja e tij. T‘i
lëmë mënjanë shakatë, nuk do të
ndodhë asgjë, as të shtunën, as
të dielën. Nuk pres telefonatë nga
presidenti, ka bërë një përgënjeshtrim
të qartë, nuk është nevoja për
komente.
Ndiheni fajtor për humbjen
e titullit?
Është e dukshme që pjesë të
përgjegjësisë bien mbi trajnerin,
edhe pse gjatë sezonit kemi pasur
disa problematika.
Çfarë mendoni për deklaratat
e vëllait-menaxher të Ronaldinjos,
që ka folur për një lamtumirë të
mundshme nga Milani?
Synimi ynë është ta mbajmë, por
nëse nga ai do të ketë kërkesë për të
ndërruar ambient, do ta marrim në
konsideratë.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja
me klubin?
Marrëdhënia me Galianin është
shumë e mirë. Ajo është përforcuar
me kalimin e kohës, kemi shumë të
përbashkëta.
Çfarë mendoni për ato që shkruan
shtypi i huaj në lidhje me
fushatën e blerjeve të Çelsit ku
futeni edhe ju?
Janë zëra që i përkasin një fantazie.
Milanit i duhet një trajner i ri
apo një me përvojë të madhe?
Menaxhimi i grupit është i një
rëndësie të veçantë për një trajner,
sepse mund të marrë rezultate.
Ndaj mosha s‘ka rëndësi.
Është shkruar disa herë se gjatë
sezonit ka pasur disa largime e
afrime mes jush dhe Milanit. A
është e vërtetë?
Shtypi synon t‘i ekstremizojë
situatat. Gjithmonë ka qenë dhe do
të jetë një raport shumë i mirë mes
meje dhe klubit.
A jeni i çuditur që Berluskoni
nuk ju ka marrë në telefon për të
përgënjeshtruar deklaratat e "La
Repubblica"-s?
Presidenti foli me Galianin kur
ishim në Tiranë dhe të enjten ka
përgënjeshtruar sërish. Besoj se
është më se e mjaftueshme.
Si do të luani kundër Udinezes?
Mund të luajmë edhe me Inzagin
e Paton bashkë, Kaka pas tyre.
A duhet të ketë shumë durim
trajneri i ardhshëm i Milanit?
Është normale, është një nga
karakteristikat kryesore të jesh i
ekuilibruar.
Sipas jush, kur është vendosur
kampionati?
Për ne, momenti më domethënës
ishte barazimi në shtëpi me
Rexhinën dhe dëmtimi i Kaka
para derbit. Ky ishte momenti më
delikat i sezonit dhe ndoshta edhe
eliminimi ynë nga Kupa UEFA.
A keni marrë këshilla nga babai
juaj për çështjen "Çelsi-Milan"?
Jo, sepse nuk ekziston asnjë
çështje "Çelsi-Milan".
Çfarë mendoni për Vanbastenin
si trajner?
Ka pasur përvoja të rëndësishme
me Holandën dhe Ajaksin, është i
zoti në punën e tij.
Çfarë lajmesh ka për Borrielon?
Është shumë më mbrapa se
Nesta, nuk ka fi lluar ende të punojë
me skuadrën dhe nuk e di nëse do
ta bëjë këtë para fundit të sezonit.
Sot jeni veçanërisht shumë i
qeshur...
Unë jam gjithmonë shumë i
qeshur.
Berluskoni, nuk është
nevoja. Ato çfarë i ka
thënë Galianit dhe përgënjeshtrimi
i së enjtes janë më se të mjaftueshme".
Karlo Ançeloti e mbyll
kështu çështjen që lidhet me akuzat
e supozuara të padronit kuqezi,
të botuara në ditët e kaluara nga
"La Repubblica". "Të shtunën ndaj
Udines duam të mbyllim llogarinë
Champions", shpjegon trajneri
kuqezi. "Unë dhe fushata e blerjeve
të Çelsit? Janë vetëm zëra të një
fantazie".
Çfarë prisni në garën ndaj
Udinezes?
Skuadra e di mirë se çfarë duhet
të bëjë në këtë sfi dë: kemi nevojë
për tri pikët. Kalendari nuk është
i thjeshtë, s‘duhet të shkojnë në
përballjet direkte me Fiorentinën.
E rëndësishme është të marrim rezultat
ndaj Udinezes për të shmangur
surprizat. Skuadra është në një
formë të mirë dhe besoj se mund ta
mbyllim llogarinë.
A do të ndodhë ndonjë gjë pas
ndeshjes, siç shkruajnë në Angli?
Nuk besoj se do të ndodhë gjë
pas ndeshjes së të shtunës. Të
dielën? Jam pushim, do shkoj tek
im atë, është ditëlindja e tij. T‘i
lëmë mënjanë shakatë, nuk do të
ndodhë asgjë, as të shtunën, as
të dielën. Nuk pres telefonatë nga
presidenti, ka bërë një përgënjeshtrim
të qartë, nuk është nevoja për
komente.
Ndiheni fajtor për humbjen
e titullit?
Është e dukshme që pjesë të
përgjegjësisë bien mbi trajnerin,
edhe pse gjatë sezonit kemi pasur
disa problematika.
Çfarë mendoni për deklaratat
e vëllait-menaxher të Ronaldinjos,
që ka folur për një lamtumirë të
mundshme nga Milani?
Synimi ynë është ta mbajmë, por
nëse nga ai do të ketë kërkesë për të
ndërruar ambient, do ta marrim në
konsideratë.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja
me klubin?
Marrëdhënia me Galianin është
shumë e mirë. Ajo është përforcuar
me kalimin e kohës, kemi shumë të
përbashkëta.
Çfarë mendoni për ato që shkruan
shtypi i huaj në lidhje me
fushatën e blerjeve të Çelsit ku
futeni edhe ju?
Janë zëra që i përkasin një fantazie.
Milanit i duhet një trajner i ri
apo një me përvojë të madhe?
Menaxhimi i grupit është i një
rëndësie të veçantë për një trajner,
sepse mund të marrë rezultate.
Ndaj mosha s‘ka rëndësi.
Është shkruar disa herë se gjatë
sezonit ka pasur disa largime e
afrime mes jush dhe Milanit. A
është e vërtetë?
Shtypi synon t‘i ekstremizojë
situatat. Gjithmonë ka qenë dhe do
të jetë një raport shumë i mirë mes
meje dhe klubit.
A jeni i çuditur që Berluskoni
nuk ju ka marrë në telefon për të
përgënjeshtruar deklaratat e "La
Repubblica"-s?
Presidenti foli me Galianin kur
ishim në Tiranë dhe të enjten ka
përgënjeshtruar sërish. Besoj se
është më se e mjaftueshme.
Si do të luani kundër Udinezes?
Mund të luajmë edhe me Inzagin
e Paton bashkë, Kaka pas tyre.
A duhet të ketë shumë durim
trajneri i ardhshëm i Milanit?
Është normale, është një nga
karakteristikat kryesore të jesh i
ekuilibruar.
Sipas jush, kur është vendosur
kampionati?
Për ne, momenti më domethënës
ishte barazimi në shtëpi me
Rexhinën dhe dëmtimi i Kaka
para derbit. Ky ishte momenti më
delikat i sezonit dhe ndoshta edhe
eliminimi ynë nga Kupa UEFA.
A keni marrë këshilla nga babai
juaj për çështjen "Çelsi-Milan"?
Jo, sepse nuk ekziston asnjë
çështje "Çelsi-Milan".
Çfarë mendoni për Vanbastenin
si trajner?
Ka pasur përvoja të rëndësishme
me Holandën dhe Ajaksin, është i
zoti në punën e tij.
Çfarë lajmesh ka për Borrielon?
Është shumë më mbrapa se
Nesta, nuk ka fi lluar ende të punojë
me skuadrën dhe nuk e di nëse do
ta bëjë këtë para fundit të sezonit.
Sot jeni veçanërisht shumë i
qeshur...
Unë jam gjithmonë shumë i
qeshur.