E Diel, 1 Nëntor 2026

„Rryma e Jugut‰, firmoset alternativa pro-ruse e „Nabuco‰-s

Dje, zyrtarë nga vende të Ballkanit
dhe Evropës Juglindore janë takuar
në qytetin e Detit të Zi, Sochi, në Rusi,
për të nënshkruar një marrëveshje për
një gazsjellës të ri. "Rryma e Jugut", kur
të ndërtohet, do të shpërndajë gaz nga
Azia Qendrore dhe Rusia, drejt Italisë,
përmes Ballkanit. Projekti do të reduktojë
ndjeshëm varësinë e Rusisë ndaj
Ukrainës, si një rrugë tranzitore, dhe do
të forcojë pozicionin e saj në Evropë. Me
gjithë nënshkrimin, kanë mbetur ende
të pazgjidhura disa çështje të mbulimit
financiar të projektit. Kryeministri rus,
Vladimir Putin, homologu i tij, Silvio
Berluskoni, si dhe zyrtarë të lartë të energjisë
nga Greqia, Bullgaria dhe Serbia,
do të negociojnë së bashku mbulimin e
segmenteve të ndryshme të ndërtimit të
gazsjellësit dhe bashkëpunimit për të.
Sipas parashikimit, ky gazsjellës do të
përcjellë të paktën 30 miliardë metra
kub gaz në vit nga Rusia, përmes shtratit
nënujor të Detit të Zi drejt Bullgarisë, para
se degët e tij të ndahen në një degë
jugore që do të marrë për nga Greqia dhe
në një degë veriore që do të kalojë nëpër
Serbi, Hungari, Austri dhe Itali. Mbeten
ende për t‘u bërë vlerësimet teknike dhe
tregtare. Përmes këtij gazsjellësi, Rusia
kërkon që të ulë varësinë nga Ukraina
për sa i përket transitimit të gazit për në
Evropë. Veç Ukrainës, gazsjellësi aktual
kalon edhe përmes Bjellorusisë. Rusia ka
pasur debate të ashpra me të dyja këto
vende. Projekti rival i "Rrymës së Jugut"
është një projekt për një tjetër gazsjellës
të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Ai njihet
me emrin "Nabuco" dhe planifi kon që të
shpërndajë gaz nga vendet e Azisë Qendrore
në Evropë përmes Turqisë, duke
shmangur kështu Rusinë dhe Ukrainën
si rrugë transite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›