Ronaldinjo futet sërish në shënjestrën e Man. Sitit
Destinacioni Premier League
për Ronaldinjon, i cili
ndiqet nga Mançester Siti, që
është gati t‘i ofrojë Milanit 12
milionë euro. Trajneri i Sitit,
Mark Hjuxhs, kishte kërkuar
që nga vera e kaluar ta merrte
talentin brazilian të Barcelonës.
Pas një sezoni zhgënjyes në "San
Siro", aventura e tij në Serinë
A mund të përfundojë. Edhe
Flamengo është e interesuar për
Ronaldinjon, por i vëllai-menaxher,
Roberto de Assis Moreira,
e ka përjashtuar një rikthim të
shpejtë në Brazil. "Nuk ka asnjë
mundësi që Ronaldinjo të kthehet
në Brazil. Nëse më pyesni se
a mund të ndërrojë skuadër në
Evropë, përgjigjja është po", ishin
fjalët e De Assis. Pasi ka parë të
sfumohet blerja e Kaka janarin e
shkuar, Siti është kthyer sërish të
trokasë në portën e Milanit për
të kompletuar një tris "As"-ësh
brazilianë me Robinjo dhe Elanon.
Dinjo është identifi kuar në
Milano edhe si një nga faktorët
që kanë ndikuar në humbjen
e titullit kampion të Serisë A
nga Milani. Ka nga ata që nuk
i kursejnë akuzat në drejtim të
Ançelotit për mosaktivizimin e
brazilianit, i cili mund ta kishte
ndihmuar skuadrën të fitonte
trofeun. Ronaldinjo do ta mirëpriste
një transferim në Premier
League, mbi të gjitha pas përfundimit
të këtij sezoni, ku i
është dashur të ngrohë shpesh
stolin e rezervave. Siti shpreson
se mund ta shfrytëzojë të njëjtin
kanal të përdorur më parë për të
zhvilluar tratativa për Kakanë: në
atë kohë, Milani pranoi ofertën
ekonomike dhe, edhe në këtë
rast, kuqezinjtë duket se nuk do
të tërhiqen.
për Ronaldinjon, i cili
ndiqet nga Mançester Siti, që
është gati t‘i ofrojë Milanit 12
milionë euro. Trajneri i Sitit,
Mark Hjuxhs, kishte kërkuar
që nga vera e kaluar ta merrte
talentin brazilian të Barcelonës.
Pas një sezoni zhgënjyes në "San
Siro", aventura e tij në Serinë
A mund të përfundojë. Edhe
Flamengo është e interesuar për
Ronaldinjon, por i vëllai-menaxher,
Roberto de Assis Moreira,
e ka përjashtuar një rikthim të
shpejtë në Brazil. "Nuk ka asnjë
mundësi që Ronaldinjo të kthehet
në Brazil. Nëse më pyesni se
a mund të ndërrojë skuadër në
Evropë, përgjigjja është po", ishin
fjalët e De Assis. Pasi ka parë të
sfumohet blerja e Kaka janarin e
shkuar, Siti është kthyer sërish të
trokasë në portën e Milanit për
të kompletuar një tris "As"-ësh
brazilianë me Robinjo dhe Elanon.
Dinjo është identifi kuar në
Milano edhe si një nga faktorët
që kanë ndikuar në humbjen
e titullit kampion të Serisë A
nga Milani. Ka nga ata që nuk
i kursejnë akuzat në drejtim të
Ançelotit për mosaktivizimin e
brazilianit, i cili mund ta kishte
ndihmuar skuadrën të fitonte
trofeun. Ronaldinjo do ta mirëpriste
një transferim në Premier
League, mbi të gjitha pas përfundimit
të këtij sezoni, ku i
është dashur të ngrohë shpesh
stolin e rezervave. Siti shpreson
se mund ta shfrytëzojë të njëjtin
kanal të përdorur më parë për të
zhvilluar tratativa për Kakanë: në
atë kohë, Milani pranoi ofertën
ekonomike dhe, edhe në këtë
rast, kuqezinjtë duket se nuk do
të tërhiqen.