Eurozona vazhdon te preket nga numri i madh i papunesise

Vazhdon të rritet niveli i papunësisë, duke parë të dhënat e muajit maj në krahasim me prillin. Në zonën euro për një muaj përqindja ka shkuar nga 12 në 12.1%, ndërsa në Itali nga 12 në 12.2%. Sipas Eurostatit papunësia është në rritje të vazhdueshme që nga viti 2012, ku në zonën euro kjo përqindje llogaritej 11.3% e dhe në Itali 10.4%. por nga ana tjetër në Itali, papunësia tek të rinjtë ka pësuar rënie nga 39.9 për qind që ishte në muajin prill në 38.5 në muajin maj.
Eurostat vlerëson se janë 26.405 milionë burrat dhe gratë e papunë në Bashkimin Europian, prej të cilëve vetëm 19.222 milionë në zonën euro. Por niveli më i madh i papunësisë është në Spanjë me 26.9%, Greqi 26.8%, Portugali 17.6% dhe Qipro 16.3%. Niveli më i ulët i papunësisë është në Austri me 4.7%, Gjermani 5.3% dhe Luksemburg 5.7%.
Në krahasim me një vit më parë rritja e papunësisë ka qenë më e theksuar në Letoni nga 15.5% në 12.4%, Estoni nga 10.0% në 8.3% dhe Lituani nga 13.3% në 11.7%. por papunësia tek të rinjtë ka pësuar rënie dhe në zonën euro nga 23.9% në muajin prill në 23.8% në maj.