Eva Anne Frantz Politika te angazhohet me shume per zhdukjen e fenomenit te gjakmarrjes

Deutsche Welle Sa studiohet nga historianet e huaj fenomeni i gjakmarrjes ne trevat e banuara me shqiptare
Eva Anne Frantz Historianet interesohen per historine e Kanunit dmth. per te drejten zakonore te shqiptareve dhe jo vetem per gjakmarrjen. Ne fakt gjakmarrja eshte vetem nje pjese e Kanunit dhe historianet ne Austri dhe ne Gjermani sa mund te gjykoje une analizojne gjakmarrjen ne kuader te Kanunit. Ne kete mes ka disa pyetje shkencore qe historianet i bejne lidhur me Kanunin dhe gjakmarrjen si per shembull cilat jane arsyet per fillimin e Kanunit dhe cilet jane faktoret qe kane luajtur nje rol ne procesin e krijimit te Kanunit dhe te gjakmarrjes cfare funksioni ka gjakmarrja si ishte zhvillimi i gjakmarrjes neper shekuj si ishte ne mesjete si ishte ne kohen e osmaneve ne kohen e Zogut ne kohen e komunizmit dhe si eshte situata sot. Ka pyetje edhe si ishte qendrimi i Mbreterise Osmane ndaj ketyre fenomeneve cila ishte sjellja e Mbretit Zog dhe e politikaneve me vone. Edhe nje ceshtje shume interesante lidhur me Kanunin ka te bej me variantet regjionale te tij sepse dihet se nuk ishte vetem Kanuni i Leke Dukagjinit i cili eshte me i famshem por kishte edhe te tjere si psh. Kanuni i Skenderbeut.
Deutsche Welle Cfare burimesh shfrytezoni ne studimet tuaja ne kete fushe
Eva Anne Frantz Per studimin e gjakmarrjes nga pikepamja e shkencave historike shfrytezojme burime te ndryshme. Per shembull per rregullat e gjakmarrjes kemi publikimin e Kanunit te Leke Dukagjinit te cilin e ka bere Shtjefen Gjecovi ne fillim te shekullit XX-te per ceshtjen se si ishte gjakmarrja ne jeten e perditshme kemi udhepershkrime dhe natyrisht kemi edhe kujtime te shqiptaeve si ne arkivat osmane ashtu dhe ne arkivat shteterore ne Tirane ne Kosove dhe ne Maqedoni ka shume materiale qe duhet te analizohen.
Deutsche Welle Si paraqitet gjendja ne trevat e tjera te Ballkanit Perendimor dhe ne Evrope sa i pranishem eshte ky fenomen ne vendet e tjera
Eva Anne Frantz Per mendimin tim shume shpesh fenomeni i gjakmarrjes eshte perceptuar si nje fenomen qe eshte i pranishem vetem te shqiptaret. Ne fakt ky fenomen eshte i pranishem ne shume vende dhe nuk eshte nje fenomen etnik por ekziston edhe ne trevat e tjera te Ballkanit ne disa pjese te Greqise ne Mal te Zi. Por jo vetem ne Ballkan edhe ne vende te tjera te Evropes ky fenomen eshte i pranishem ne Italine Jugore ne Korsike apo ne Turqi. Pra eshte nje fenomen i pergjithshem dhe jo vetem shqiptar sic degjohet nganjehere.
Deutsche Welle Zonja Frantz cilat jane mundesite per dalje nga ky rreth vicioz si mund tiu ndihmohet njerezve te prekur nga ky fenomen
Eva Anne Frantz Per mendimin tim politika duhet te angazhohet me shume qe gjakmarrja te kete nje fund. Nuk mjafton qe gjakmarrja te ndalohet si ne te kaluaren por e rendesishme eshte qe njerezit te kuptojne se gjakmarrja shkakton shume vuajtje dhe veshtiresi dhe ne fakt ajo nuk ka fund sepse nese njehere ajo ka filluar atehere gjithmone duhet te dale dikush qe te marre prape gjakun. Ky eshte si nje rreth vicioz per te cilin ka nevoje shume sqarime spjegime edhe per historine e Kanunit dhe te gjakmarrjes qe njerezite ne keto treva te kuptojne se sot eshte nje kohe tjeter. Problemi tjeter sot eshte se ne gjakmarrje nuk jane vetem burrat por edhe grate dhe femijet kercenohen nga gjakmarrja dhe ky fenomen eshte i ri spese ne Kanun grate dhe femijet ishin perjashtuar nga gjakmarrja. Per mendimin tim per ti dhene fund gjakmarrjes me rendesi eshte kontakti me njerezit ne ato zona ku gjakmarrja haset ende duhet te kete kontakte dhe biseda intensive me njerezit.
Deutsche Welle Sa mund te ndikoje fenomeni i gjakmarrjes dhe me te edhe ai i ngujimit ne proceset eurointegruese te nje vendi
Eva Anne Frantz Mendoj se sot nganjehere gjakmarrja mund te jete nje arsye per te cilen njerezit thone se nje vend nuk mund te hyje ne Bashkimin Evropian si per shembull qe ndodh sot me Turqine por edhe me Shqiperine. Fenomeni i gjakmarrjes mirret si shkak por nuk eshte shkaku i vertete perse politikanet kane rezerva qe nje vend te behet anetar i BE-se. Kjo behet e qarte kur shohim Italine e cila eshte anetare e BE-se po ku ekziston edhe gjakmarrja. Megjithate eshte shume e rendesishme qe fenomeni i gjakmarrjes te mbaroje sepse njerezit qe jane te prekur nga gjakmarrja jane ne nje gjendje shume te keqe.
Intervistoi Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama