Kritika ndaj agjencive te klasifikimit eshte e papershtatshme

Portugalia dhe Rumania kane disa gjera te perbashketa. Te dyja vendet jane anetare te Bashkimit Evropian njera ne periferine perendimore tjetra ne periferine lindore te BE. Te dyjave u duhet te luftojne me probleme ekonomike te dyja u desh te furnizoheshin me kredi emergjence nga FMN dhe BE per tu shpetuar nga falimentimi ekonomik. Por cfare ka te beje e gjitha me tri agjencite e medha te klasifikimit te riskut te SHBA te cilat ne ditet e shkuara u ndodhen serish ne qender te kritikesBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Agjenci klasifikimi
Njera nga keto agjenci e vleresoi ne menyre drastike per poshte besueshmerine per kreditimin e Portugalise - ndersa nje tjeter e ngriti besueshmerine e Rumanise. Ne rastin e pare veprimi shkaktoi reagime te ashpra te politikes. Ne rastin e Rumanise nuk ndodhi asgje. Kjo nga njera ane mund te kete beje me faktin qe qeveria e Bukureshtit i zgjidhi si duhet detyrat e saj te shtepise kuota e borxhit te Rumanise eshte te 30. Ne Portugali niveli i borxheve krahasuar me produktin e brendshem bruto te vendit kap kuoten 93.
Argumenta te genjeshtert
Agjencite e klasifikimit kane per detyre te vleresojne aftesine e kreditimit- te sipermarrjeve por edhe te vendeve. Sepse edhe keto vende marrin para borxh ne tregun privat te kapitalit per te mbeshtetur shpenzimet e tyre shteterore. Dhe ai qe i jep para dikujt ai eshte padyshim i interesuar te mesoje se si eshte aftesia per pagese e borxhliut te tij. Portugalia mund te gjeje aktualisht vetem me veshtiresi te madhe para ne tregjet financiare Greqise nuk i jep me para askush. Madje edhe Banka Qendrore Evropiane mbeshtetet qe prej disa vjetesh tek sherbimet e agjencive te medha te klasifikimit si StandardampPoors Moodys ose Fitch. Por madje edhe vete shefi i EZB Jean-Claude Trichet eshte bashkuar aktualisht me ata qe i rrahin venesit e notave. Me e genjeshtert shfaqja nuk mund te jete. Britma e politikaneve evropiane qe oligopoli i agjencive te klasifikimit te riskut te SHBA duhet thyer e zhvendos vemendjen nga gabimet vetjake. Bildunterschrift Standard Poors
Sepse malet e borxheve ne vendet e BE nuk u krijuan nga agjencite e klasifikimit. Qe Evropa e perbashket te ndertohet mbi bazen e nje monedhe te perbashket- kjo nuk mjafton. Prej kohesh paralajmeruan njohes qe te mos hidhen ne nje kusi vende me ekonomi popullore kaq te ndryshme. Tani tensionet ne kete strukture jane kaq te forta sa BE kercenon te copetohet. Dhe ketu agjencite e klasifikimit te riskut vijne ne kohen e duhur si kurbane.
Autor Henrik Boumlhme/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama