E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Longoria, upsss!



është mësuar shpesh të gjejë rehati te bashkëshorti i saj, basketbollisti Toni Parker, por dje "Shtëpiakja e Dëshpëruar", Eva Longoria është nxituar paksa. Në një pauzë të serialit amerikan, 35-vjeçarja në vend të kapë dorën e koleges Teri Heçer, kap gabimisht, një nga gjinjtë e saj. Ndoshta për t'u mbajtur apo…këtë askush s'e di. Episodin e rrëfen edhe në portalin e saj "Facebook". "Sapo u zgjova në mëngjes për pak sa rashë dhe m’u desh të mbahesha te gjoksi i Terit. Falë Zotit ishin të vërteta dhe të këndshme! Hahahaha". Ishte ky komenti që kishte shkruar në statusin e vet, aktorja amerikane, Longoria. Në serialin e famshëm amerikan, Eva luan rolin e Gabriela Solis, ndërsa Teri të Suzan Majer. Seria e 7-të e "Shtëpiakeve të Dëshpëruara" fillon në muajin shtator. Ndërkohë të shtunën, Longoria dhe Toni Parker ishin të pranishëm në një mbrëmje bamirësie në Marbela, Spanjë. Në krah të çiftit ishte edhe Antonio Banderas me gruan e tij Melani Grifith.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›