E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Mendes: "Kujdesuni për vajzat e mira!"

"Kur isha e vogël doja të bëhesha murgeshë, po kur mësova se murgeshat nuk paguheshin hoqa dorë nga ky mendim". E lindur në Teksas dhe e rritur Majami, Eva, pas divorcit të prindërve zgjodhi të jetonte me nënën dhe tre vëllezërit në një lagje shumë të varfër të Los Anxhelosit. Ajo tregon se arritja dhe gëzimi më i madh ishte kur i bleu nënës një shtëpi, me paratë e fituara nga puna. Asaj i pëlqen stili i aktoreve të viteve ‘70, luku, flokët me forma, beli i ngushtë, por mbi të gjitha thjeshtësia.

"Më pëlqen thjeshtësia, dua të ndihem mirë me gjithçka që vesh, por pa hequr dorë nga të qenit seksi. Nëse do të më takoni nëpër rrugët e Los Anxhelos, me mikeshat e mia, në dyqanin tim të preferuar apo thjesht duke shëtitur për të kaluar kohën, mund të jem e veshur shumë thjesht, por diçka është e sigurt: në këmbë do të kem patjetër taka të larta". Për një kohë shumë të shkurtër, Eva u bë një artiste e kompletuar dhe mjaft e kërkuar nga aktorë të famshëm, të cilët e dëshirojnë përkrah tyre, jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për sensin e hollë të humorit. "Nuk më intereson të jem protagonistja e një filmi nëse punoj me aktorë të mëdhenj protagonistë, nga të cilët vetëm mund të mësoj". Sot, përveç talentit, bukuria fizike dhe reklamat mijëra dollarëshe për firmat më prestigjioze të modës e kanë bërë që të gjithë t‘i kthejnë sytë nga ajo. Jo më kot askmen.com e rendit të parën mes 20 bukurosheve më të adhuruara nga meshkujt në botë.

Çfarë është joshja për një artiste që ka pozuar pa rroba për "Calvin Klein" dhe shumë revista të tjera të njohura në botë?

Një grua është më shumë sensuale kur nuk e di që është e tillë. Edhe pse në të vërtetë, pak të ndërgjegjshëm për këtë jemi të gjitha. Te një burrë më duket eksitues fakti se mund të jetë misterioz dhe ndjenja e rrezikut kur i qëndron pranë. Askush nuk është më magjeps se Al Paçino tek "Avokati i djallit". Shokun tim (producenti peruvian, Xhorxh Gargueviç)e bëra për vete duke e bërë mirë punën time.

Si e bërë që të dashurohej me ty Xhorxh?

Duke i treguar se isha një njeri i mirë dhe duke i treguar për aftësitë e mia, për ato çka isha në gjendje të bëja. Nuk i duroj dot meshkujt mendjemëdhenj, sepse shpesh pas tyre fshihen meshkujt frikacakë. Kërkoj respekt nga një partner dhe dua të më trajtojë si gjysma tjetër e vetes. Meshkujt ëndërrojnë të kenë në krah gra të guximshme dhe të pavarura, por pjesa më e madhe e tyre pastaj u tremben. Xhorxhi nuk ndihet fare i lënë pas dore nga suksesi im, përkundrazi është i lumtur për mua. Dashuria e vërtetë është kjo.

Është e vërtetë që kur ishit e vogël i kishit të gjithë dhëmbët e shtrembër?

Betohem për kryqin e nënës sime që e mbaj gjithmonë në qafë.

Na trego pak për filmin e ri ku tregoni për rrënjët tuaja kubane?

Në film Mendes është një drejtuese televizive që i fiksuar nga treguesit e dëgjimit, realizon një reality-show ku konkurrentët rrezikojnë jetën duke luajtur në ruletin rus.

Një vizion i hidhur i televizionit. "Reality show" kanë dalë nga kufijtë?

Nuk dua të tregohem fanatike. Jo të gjithë tregojnë anën e errët të televizionit. Unë shoh shpesh "Project Runway", ku gjithë ata që duan të bëhen stilistë janë në garë për të realizuar fustanin më të bukur. Është një program i mirë, sepse stimulon kreativitetin. Formate të tjera janë pa shije, madje ka edhe nga ata që mund të konsiderohen të rrezikshëm.

Edhe në vende të tjera kemi parë situata të ngjashme. Për shembull në një reality-show në një vend të Evropës një këngëtari iu tha drejtpërdrejt se bashkëshortja kishte vendosur ta linte.

"Vërtet, më duket jo e drejtë. Për fat të mirë, të paktën në SHBA përgjigjja ndaj këtyre reality-show ishin emisionet televizive të një cilësie shumë të mirë. Për shembull seriali "Mad Men",një rikonstruksion i bukur i viteve ‘60.

Sa e vendosur jeni në atë që bëni në jetë?

Jam e kënaqur kur arrij të kaloj sfidat e vogla të çdo dite. Mendoj se suksesi im më i madh ka qenë të bëhesha një aktore e mirë. Në fillim nuk doja të studioja, mendoja se gjithçka ishte shumë e lehtë dhe se nuk duhej të bëja sakrifica. Pastaj e kuptova se pa punë nuk mund të arrija asgjë. Studioj për aktrim prej dhjetë vjetësh. Ndoshta nuk do të jem kurrë një aktore e madhe, megjithatë, jam përmirësuar dukshëm.

Shumë sakrifica ka bërë edhe nëna juaj, që pas divorcit ju ka rritur e vetme ju, vëllezërit dhe motrat tuaja?

E dini që quhet Eva, si unë dhe është një grua e mrekullueshme. Nuk e di nëse do të isha të vendin e saj do të isha kaq bujare. Nuk mendoj se do të më pëlqente të kisha fëmijë. Tani, nevoja për të qenë nënë përmbushet nga shtatë nipërit e mi. Ndoshta jam egoiste. Për shembull, nëna ime gjatë gjithë jetës ka lënë mënjanë lumturinë e saj për të na dhënë ne fëmijëve të saj një mundësi. Me rrogën e saj të vetme jetonim pesë veta. Kështu ajo nuk dilte kurrë me mikeshat e saj, nuk veshi kurrë një fustan të bukur për të dalë e për t‘u argëtuar. Qëndronte gjithmonë në shtëpi, për të përgatitur darkën, për të pastruar dhe për të na qëndruar pranë kur bënim detyrat. Që e vogël ëndërroja të isha e famshme për të blerë një vilë dhe për të shëtitur me limuzinë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, doja të bëhesha murgeshë, deri kur një ditë motra ime Rebeka më tha: "A e di që murgeshat nuk paguhen". Pas kësaj nuk fola më për këtë temë.

Ju keni pozuar nudo?

E adhuroj këtë lloj lirie seksuale. Më duket e mërzitshme të jetosh në SHBA, ku seksualiteti censurohet gjithmonë. Që fëmijë modelet e mia ishin Sofia Loren, Xhina Lolobrixhida dhe Klaudia Kardinale, gra të plotësuara nga çdo aspekt dhe me një tërheqje të fuqishme erotike. Nëse Federiko Felini do të ishte gjallë do më pëlqente të luaja një film me të. E dini që kam pasur një të dashur italian kur isha 19 vjeçe? Po vetëm për dy javë ama. Kishte ardhur në Los Anxhelos për Botërorin e Futbollit. Nuk kuptonte asnjë fjalë anglisht, por ishte shumë i këndshëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›