E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Turizmit nisin praktikën në Antigone

Studentët e degës së Turizmit në Gjirokastër nisin praktikën mësimore në parkun e Antigonesë. Të gjithë studentët që përfundojnë për herë të parë gjatë këtij viti akademik studimet në degën katërvjeçare të Ekonomi-Turizmit pranë Universitetit Eqrem Çabej të Gjirokastrës, dje nisën praktikën e parë mësimore në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë. Pedagogia e Departamentit të Turizmit në këtë universitet, Daniela Qiqi tha për gazetën SOT se praktika mësimore në terren për studentët e vitit të katërt të degës Ekonomi-Turizëm, zhvillohet për herë të parë pasi këta janë studentët e parë që përfundojnë studimet në këtë degë. Programi i praktikës mësimore parashikon monitorime, vëzhgime dhe tema studimore të vetë studentëve në disa rajone të rretheve të jugut që aplikojnë turizmin kulturor, kryesisht pranë zyrave të administrimit dhe koordinimit të parqeve arkeologjike kombëtare si Butrinti, Antigonea, Finiqi, qyteti i Gjirokastrës etj. 'Në ditën e parë të praktikës mësimore grupi i studentëve vizitoi Parkun Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë, ku u njohën me veprimtarinë e stafit të Zyrës për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë për kthimin e tij në një vend të vizitueshëm për turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj. Studentët u njohën me disa prej dokumenteve bazë mbi të cilën mbështetet veprimtaria e kësaj zyre si Planin e Menaxhimit të ZAKPAA, Marrëveshjen Vjetore të kësaj njësie shtetërore të menaxhimit me institucionet e tjera si Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes ajo e Mjedisit, strukturat e qeverisjes vendore dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e nxitjes së turizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›