E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aida e Lirita puthen në buzë

Ka kaluar edhe një tjetër ditë për banorët e shtëpisë së "Big Brother". Edhe një herë kanë luajtur me një tjetër lojë të ngjashme me atë të shishes. Kësaj herë loja quhej "E vërtetë, apo dënim?" Personi që rrotullonte shishen kishte të drejtën t‘i bënte atij nga i cili drejtohej gryka e shishes, një pyetje, përgjigjja e së cilës duhet të ishte patjetër e vërtetë. Në rast mospranimi të pyetjes, atij i jepej një dënim. Edhe rasti i Pavlinit duket se ka qenë një nga temat më të rëndësishme, e cila i ka intriguar banorët. Ata kanë folur jo pak në lidhje me këtë rast...

"Mos bjer pre e veseve të këqija"

Një nga këshillat që i dha Adi, Bjordi e diskuton me Adelën. Ai i kishte thënë të mos binte pre e veseve të këqija, sepse është një djalë shumë i mirë. Adela e pyet nëse ai e kupton se përse ia ka thënë. Bjordi i thotë se e kuptoi, pasi Adi i tha se në jetë ka bërë gabime, të cilat nuk do që edhe ai t‘i bëjë. Më pas Adi i kishte folur për veset. Bjordi me kaq kuptoi se çfarë po mundohej Adi t‘i thoshte, por jo se ia tha në mënyrë të drejtpërdrejtë. Adelajda ia konfirmon këtë mendim dhe i tregon Bjordit se Adi ia pati treguar këtë gjë edhe asaj dhe se i kishte thënë se ai ka qenë një toksiko-dipendent dhe se kishte qenë edhe në burg prej këtij fakti. Ajo i thotë Bjordit se s‘mund t‘ia thoshte, sepse është Adi ai që duhet të vendosë nëse do t‘ia thotë dikujt apo jo. Bjordi i tregon Adelës se ai nuk ia kishte thënë, por që e kishte kuptuar vetë. Ajo e këshillon Bjordin që të hiqet sikur nuk e di, deri sa ai t‘ia thotë hapur. Bjordi bie dakord.

Adela është xheloze!

Republika dhe Mimoza, duke qëndruar në kopsht, fillojnë diskutojnë për sjelljen e Adelajdës në lidhje me Bjordin. Republika shpreh një lloj acarimi që ka filluar të ndjejë karshi Adelës në lidhje me Bjordin, pasi duket sikur e pëlqen dhe nuk e pranon. Ajo thotë se këtë përshtypje ka dhënë brenda në shtëpi te të gjithë. Mimoza mundohet ta justifikojë sjelljen e Adelës, me faktin që ndoshta nuk shprehet, për vetë situatën që ka ajo jashtë. Ajo thotë se ajo çka nuk pëlqen tek Adela është fakti se flet për njerëzit e tjerë dhe nuk e shikon veten e saj. Republika shprehet se Adela ka dalë nga tipi i saj, nuk është ai person që ka njohur që në fillim dhe del ndryshe nga ato që thotë. Ajo thotë se nuk i pëlqen fakti se për çdo situatë kërkon aprovimin e Dritanit, pasi çdo person duhet të shprehë mendimin e vet. Mimoza shprehet se ka vënë re një lloj distancimi të Adelajdës këto ditët e fundit. Republika thotë se edhe ajo e ka vënë re këtë gjë dhe kjo lidhet me faktin se Adelajda është xheloze për Mimozën. Këtë gjë e ka vënë re në lidhje me veshjen, fizikun për shumë gjëra. Bika i thotë se Adelajda do që t‘i ngjajë Mimozës.

E vërteta është një!

Pas shumë debatesh dhe dyshimesh që lindën me spektaklin e së shtunës, në lidhje me pyetjen e Arbanës, Qetsori ka vendosur për temën e ditës "Jeta e Pavlinit", se kush është e vërteta e tij. Ai thotë se është një temë delikate, por që ai, nga ana e tij, do të jetë i pamëshirshëm. Të gjithë banorët bënin pyetje të ndryshme për të nxjerrë përfundimet e tyre, madje Tani e quajti "të gjithë kundër një". Pavlini shprehet se e vërteta e tij është një. Ai është ndarë dhe kjo është gjëja më normale që mund t‘i ndodhë kujtdo, por se ai nuk ua uron. Ai nuk e kërkoi këtë gjë, por se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe se kishte një pjesë të fajit. Mbas shumë pyetjesh, Qetsori, iniciatori i këtij debati, e mbyll temën me urimin për një ribashkim të shpejtë.

"Tipik shkodran i zonave të thella!"

"Pavlini ka hall shumë të madh!" - ka thënë Dritani, ndërsa bisedonte me Qetsorin. Edhe ky i fundit ka qenë dakord me atë që ka thënë Dritani, por ka shtuar se edhe si ka bërë Pavlini nuk bëhet, nuk lihet gruaja me dy fëmijë. Të dy kanë vazhduar duke vënë në dukje kokëfortësinë e Pavlinit në lidhje me këtë gjë. "Pavlini është tipik shkodran i zonave të thella!" - ka thënë Qetsori për të.

Pavlini mund të jetë "kumarxhi"

Aida dhe Adelajda, duke biseduar në dhomën e gjumit, kanë aluduar se Pavlini mund të luajë kumar. Kjo ndjesi u ishte shkaktuar nga disa gjeste të tij, apo dëshira e tij për të rrezikuar e vënë gjithmonë diçka në lojë. Adelajda përmendi edhe një rast kur ky e kishte pyetur nëse ulej në tavolinë për të luajtur një lojë që ajo nuk ia kujtonte emrin, por që duhet të ishte lojë pokeri, apo diçka e ngjashme.

"E vërtetë, apo dënim?!"

Banorët kanë kaluar mbrëmjen duke luajtur me lojën "E vërtetë, apo dënim?" një lojë e ngjashme me atë të shishes. Personi që rrotullonte shishen kishte drejtë t‘i bënte atij nga i cili drejtohej gryka e shishes, një pyetje, përgjigjja e së cilës duhej të ishte patjetër e vërtetë. Në rast mospranimi të pyetjes, atij i jepej një dënim. Me sa duket loja i ka tërhequr banorët dhe ata kanë vazhduar të luajnë deri pas mesnate. Gjatë saj shumë prej tyre kanë marrë dënime të ndryshme, kështu Aida dhe Lirita janë puthur në buzë, Bjordi ka puthur Adin në hundë, Adelajda ka puthur Dritanin në faqe, Adi ka ngritur në krahë Adelajdën, Republika ka imituar kërcimin e Adelajdës gjatë spektaklit të së shtunës, Pavlini i ka ulur pantallonat Bjordit, vajzat kanë kërcyer për djemtë e djemtë për vajzat, e shumë të tjera. Ata u janë përgjigjur gjithashtu një sërë pyetjesh në lidhje me veten, martesën, seksin, planet e së ardhmes dhe mendimet e tyre për banorët e tjerë. I vetmi që ka lënë lojën në shenjë proteste ka qenë Qetsori, sepse Lirita nuk e pranoi dënimin e tij për t‘i rregulluar shtratin.

Duhet të puthësh Dritanin!

Banorët kanë kaluar mbrëmjen duke luajtur me lojën. Në rast mospranimi të pyetjes, atij i jepej një dënim. Kur shishen e rrotulloi Lirita, gryka e saj u drejtua nga Adelajda. Me insistimin edhe të Republikës, ajo mori si dënim të puthte Dritanin në të dyja faqet. Adelajda e bëri, por banorët prisnin më shumë. Reagimet e tyre Adelajda i komentoi: "Më shumë, s‘ka!"

"Tani dua të tjera gjëra!"

Adelajda është pyetur nga Zhuljeta se nëse do t‘i ofronin një vend pune, që nuk kishte lidhje me mësimdhënien, a do ta linte ajo qytetin e saj të lindjes, Kavajën, dhe familjen e saj, për t‘u zhvendosur në Tiranë. Adelajda është përgjigjur se për të nuk do të kishte kurrë largim nga familja, shkëputje po, ndërsa për sa i përkiste ofertës për punë, ajo do ta pranonte me gjithë qejf, sepse nuk donte ta bënte më "zyshen". "Tani dua të bëj të tjera gjëra!" - ka thënë ajo.

Kur do të martohesh?

Një nga pyetjet për Zhuljetën ishte: "Sa vjeçe ke bërë në plan, apo dëshiron të martohesh?" Zhuljeta u përgjigj se zgjedhja për t‘u martuar është edhe dëshirë edhe plan dhe kjo është diçka që vendoset nga vetë personi. "Aktualisht, - ka thënë ajo, - jam në fazën për të vendosur!"

Aida dhe Lirita puthen në buzë!

Bjordi, gjatë lojës, i ka dhënë Aidës si dënim që të puthë në buzë Liritën. Aida në fillim ka kundërshtuar, por më pas ajo dhe Lirita janë puthur. Pasi e ka bërë këtë, Aida i ka thënë Bjordit: "Po s‘puthe katër meshkuj në këtë shtëpi, mua mos më thënçin Aida Troka!"

Mesida, sërish e para!

Një tjetër mëngjes e ka gjetur Mesidën të zgjuarën e parë nga vajzat e shtëpisë. Në ndryshim nga dita e kaluar, ajo është marrë edhe me sistemimin e sallonit, të lënë rrëmujë nga loja e djeshme. Më pas ka dalë në oborr, ku ka pritur e vetme, qetësisht, zgjimin e banorëve të tjerë.

Dua të shoh Monte Karlon!

Mesida dhe Bjordi kanë biseduar në lidhje me pasionet e secilit, patinazhin, snowboard, skinë dhe vendet që do të donin të vizitonin, apo do t‘u pëlqente të shihnin. Mesida ka thënë se kishte shumë dëshirë të shkonte në Monte Karlo, sepse i kishin thënë që ishte shumë i bukur. Bjordi, që kishte qenë atje, i ka thënë se është e vërtetë që ishte shumë bukur, atij i pëlqente tepër, por ishte shumë i shtrenjtë. Një tjetër vend ku Mesida do të donte të shkonte ishte qyteti i Venecias, në Itali.

"Secili ka riskun e vet!"

"Mezi e nxori kokën ai, u desh shumë punë për ta nxjerrë nga gëzofi!" - ka thënë Qetsori për Bjordin, kur Dritani ka vënë në dukje zgjuarsinë e tij. Qetsori ka vazhduar, duke thënë se zgjuarsia e tij nuk ishte gjë e mirë për ta. "Secili ka riskun e vet!" - ia ka kthyer Dritani.

Duhet të më marrësh leje!

Ndërsa Arjoni ka qenë duke i bërë masazh Zhuljetës, Mesida, banorja më e re e shtëpisë, e ka pyetur për emrin e një lloji peshku ton, që ajo e kishte të preferuar. Ajo i ka thënë se po ta gjente do të bëhej shoku i saj. Zhuljeta ka ndërhyrë, duke thënë se që të bëhej Arjoni shoku i Mesidës, fillimisht duhej të pyeste Zhuljetën. Më pas Mesida e ka sfiduar Arjonin në mundje krahu dhe ky ka pranuar. Gjithsesi ka pohuar se Mesida ka krahë vërtet të fortë. Zhuljeta është afruar përsëri dhe ka tentuar, madje, që duke përkëdhelur Mesidën, të ndihmonte Arjonin të fitonte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›