Evakuohen nga Libia 13 shtetas te Kosoves dhe nje i Shqiperise

Ministria e Jashtme e Kosoves tha se sot nga Libia jane evakuuar per ne Stamboll 13 shtetas te Kosoves dhe nje shtetas i Shqiperise.
Kjo eshte pjese e operacionit per evakuimin e shtetasve te Kosoves qe ndodheshin ne Libine e perfshire nga dhuna.
Ministria e Jashtme njofton se nga 61 shtetasit e Kosoves qe dihej se qendronin per pune apo studime ne Libi 24 prej tyre jane evakuuar nderkohe qe pjesa tjeter pritet te evakuohen.
Procesi i evakuimit u veshtiresua edhe per faktin se Libia eshte nje nga kundershtaret e pavaresise se Kosoves prandaj operacionet jane ndermarre nepermjet vendeve qe e njohin Kosoven sic eshte Turqia.