E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane sekuestrohen 30 kg kanabis sativa

Policia e Tiranës ka sekuestruar 30 kg kanabis sativa në kryeqytet, ndërsa ka prangosur tre persona. Sipas zëdhënëses së Policisë së Tiranës, Alma Katragjini operacioni u finalizua me sukses pas dy muajsh hetimi. Droga dyshohet se kishte si destinacion për shpërndarje në Tiranë dhe zonat përreth, ndërsa ishte ndarë në pako. Operacioni u finalizua falë të dhënave që policia kishte arritur të siguronte në rrugë operative. Uniformat blu kishin mbikqyrur të gjitha lëvizjet e tre personave të arrestuar derisa kishin arritur finalizimin me sukses të operacionit.

"Në kuadër të operacionit "Kufiri ndarës II" u vunë në pranga Gjergji Qose, 38 vjeç, Genci Zekolli, 44 vjeç dhe Ylli Kazazi, 54 vjeç, të tre banues në Tiranë", bëri të ditur Katragjini. Ndaj tre te arrestuarve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "prodhim, shitje të lëndëve narkotike", në bashkëpunim.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›