Lezhë, vdes i riu duke bërë gara me motorr

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ne Lezhë. Një 23 vjeçar ka humbur jetën ndërsa po bënte gara me motorra.
Sipas të dhënave të policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, shtetasi Mujo Martini është përplasur me tre mjete të tjera, dhe kjo ka ndodhur per shkak te shpejtesise jashte normave te lejuara.
Nga ky aksident i rëndë, 23 vjeçari ka humbur jetën në ish-pistën e Aviacionit në Gjadër të Lezhës.