E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës: Sekuestrohen 30 kg kanabis sativa

Në kuadër të operacionit te koduar "Kufiri Ndarës II ", policia e Tiranes ka sekuestruar 30 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, ndersa jane arrestuar 3 shtetas si posedues të saj.
 

Gjergji Qose, 38 vjeç, Genci Zekolli, 44 vjeç, Ylli Kazazi, 54 vjeç, janë prangosur pas një hetimi dy mujor të policisë.
 

Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, duke përdorur të gjitha metodat operative të realizuara nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u mundësua kapja e tyre në afërsi të rrugës "Sulejman Delvina" në Tiranë.
 

Kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Tiranë, e vendet fqinje me Shqipërinë, e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›