E Diel, 1 Nëntor 2026

Schmeichel: Mourinho, harroje Man Unitedin!

Ish portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel e ka porositur Jose Mourinhon që të mos mendoj se një ditë do të jetë trajner i kësaj skuadre. Schmeichel tha se Manchesterit nuk i duhet një trajner si Mourinho.

"Nuk mendoj se klubi do të ishte i lumtur me gjërat që sjellë Jose Mourinho. Ai është një trajner me cilësi por klubi nuk ka nevojë që të sjellë në skuadër frymë që sjell Mourinho. Ai është trajner me karrierë maksimum 3 vjet në një skuadër. Mourinho nuk duhet të mendoj që të jetë pasardhës i Fergusonit" deklaroi Schmeichel./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›