E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evans hyn ne histori australiani fitoi turin e Frances

Cadel Evans ka hyrë në histori si australiani i parë që fiton Turin e Francës, i cili është dhe turneun më prestigjoz i çiklizmit botëror. 34-vjeçari e kishte siguruar suksesin më parë, por e zyrtarizoi atë në etapën e fundit që u mbyll me vijën e finishit në Champs Elysees dhe me fitoren e britanikut Mark Cavendish.

Me këtë triump, Evans i ka dhënë fund dominimit të tre herë kampionit në turneun francez Alberto Contador, ndërsa në këtë edicion arriti të mundë rivalitetin e fortë të vëllezërve Schleck. Çiklistët nga Luksemburgu bënë një turne të shkëlqyer, ndërsa u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, për të shënuar një tjetër faqe të historisë së çiklizmit botëror si vëllezërit e parë që ngjiten në podin e Turit të Francës.

“Pak njerëz beson tek unë dhe kjo fitore i dedikohet atyre dhe skuadrës sime. Përpara këtij turneu unë besoja te vetja dhe tani jam i lumtur për këtë sukses”, ka thënë Cadel Evans, që në të njëjtën kohë mbylli dominimin spanjoll në Turin e Francës. Që pas largimit të Lance Armstrong, ky turne për pesë vjet me rasdhë ishte fituar nga ciklistët spanjoll si Alberto Contador, Oscar Pereiro dhe Carlos Sastre.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›