Guardiola modest: Ferguson mbetet numri 1
Skuadra e tij ka dominuar futbollin europian si dhe ka fituar gjithcka në vitet e fundit, por trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola nuk ndan të njëjtin mendim me ata që e krahasojnë me Sër Aleks Ferguson. Nga Kroacia, ku kampionët e Spanjës dhe Europës vijojnë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, Guardiola e ka cilësuar Ferguson si numrin një në botë, megjithëse vetëm pak muaj më parë e mundi Mançester Junajtid 3-1 në finalen e Ligës së Kampioneve. "Unë nuk mund të krahasohem me Ferguson. Fakti që Mançester Junajtid humbi finalen e Champions nuk do të thotë se unë jam një trajner më i mirë se ai. Kam shumë për të bërë për t’u krahasuar me atë. Ai ka punuar më shumë se 25 vjet dhe ka fituar gjithçka, prandaj për mua është numri një”, ka thënë Guradiola.